24,04,2024

Ferizaj fiton grant 150 mijë eurosh për performancën mjedisore

Must Read

Komuna e Ferizajt ka fituar grantin prej 150 mijë euro të ndarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për angazhimin dhe performancën gjatë fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” të mbajtur nga 15 shtator- 15 dhjetor 2018.

Ministri i Mjedisit dhe  Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi, sot  së bashku me organizatën  “Let’s Do it Kosova” kanë ndarë  grantin prej 1.2 milion  euro për komunat  fituese  të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Ky grant është ndarë për Komunat të cilat janë angazhuar në largimin e deponive ilegale (inerte) dhe Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë gjatë kësaj periudhe ka larguar mbi 160 deponi inerte.

Drejtrori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Ferizaj , Arben Halili, falënderon komapnitë publike “Pastërtia” . “Ambienti” , kompanitë private, “Eskavatori” , shkollat , bashkësitë fetare, Policinë, FSK-në, OJQ-të ,AVONET, grupet rinore dhe të gjithë akterët e angazhuar dhe qe e kanë ndihmuar për largimin e deponive inerte, njëherit kërkon nga qytetarët që ta ruajnë ambientin dhe të mos krijojnë deponi ilegale.

Përfitues të këtij  granti  janë shpallur 10 komuna të Kosovës  ku me 150  mijë euro janë  shpërblyer  komunat e: Ferizajt, Kamenica,Gjakovës, Vushtrria, ndëras me 100 mijë euro komunat: Drenas, Gjilan, Prishtinë, Obiliq dhe Vitia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img