04,05,2024

Ferizaj e Vitia me dy kyçje të reja në autostradën “Arbën Xhaferi”

Must Read

Komiteti Drejtues Ndërministror për Autostradën R6, Prishtinë-Hani i Elezit ka vendosur në parim që të ndërtohen edhe dy kyçje të reja, njëra për qyetetin e Ferizajt dhe tjetra për qytetin e Vitisë.

Ky komitet shqyrtoi kërkesat për kyçje të reja në autostradën “Arbër Xhaferi” të parashtruara nga 10 deputetë nga komuna e Ferizajt, kryetari i komunës së Ferizajt dhe kryetari i Komunës së Vitisë.

Pas shqyrtimit të kërkesave për kyçje të reja, në këtë takim, u vendos që në parim të përkrahet ndërtimi i dy kyçeve të reja në rrugën R6, Autostradën Prishtinë- Hani i Elezit, njëra për komunën e Ferizajt, në kuadër të segmentit kyçja Babush deri në kyçjen Bibaj, si dhe tjetra për komunën e Vitisë në kuadër të segmentit kyçja Bibaj deri në kyçjen Doganaj.

Burime brenda qeverisë lokale në Ferizaj, konfirmojnë se kyçja e re fillon nga rrethi i “Fitores” dhe lidhet direkt në autostradë, e jo përmes diagonales deri në Bibaj, siç ishte njoftuar më herët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img