25,04,2024

Ferizaj: E goditi gruan me grushta, Gjykata i shqipton një muaj burg

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.B. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 nëntor 2021, në banesën e tyre të përbashkët në Ferizaj, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës-bashkëshortes së tij Z.Gj., ashtu që pas një fjalosje që kanë pasur mes vete, tensionohet situata dhe e sulmon fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushta në kokë dhe në anën e djathtë të fytyrës afër syrit, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore, për të cilat e dëmtuara posedon raporte mjekësore.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjti i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img