Editorial

FERIZAJ DHE HESHTJA E TIJ PËR VLERAT E VETA


Publikuar më:


Ferizaj me madhështinë e tij intelektuale, është hiçi i Kosovës. Vetëm në epokën komuniste, Ferizaj ka qëndruar ballëlartë para kombit, në të gjitha bëmat e tij, si në aspektin kombëtar, industrial dhe kulturor. Ferizaj pas çlirimit është një grumbull shtëpish, një grumbull qytetarësh pa koncept për të kaluarën, të tashmen që dmth, pa to nuk mund të ketë koncept për të ardhmen.
Tani Ferizaj është një qytet i vrazhdët, hiç qendrën që për 20 vjet shteti rregulloi 200 metra gjatësi shesh. Ngado që të sillesh, të vret syrin një vrazhdësi, njësoj sikur pata 20 vitesh me përfundimin e luftës. As një lagje nuk është e ndërtuar, as që po ndërtohet sipas planit urbanistik. Tingëllon gënjeshtër por në këtë shekull, Ferizaj nuk ka një plan urbanistik. Dmth., ne po u lëmë gjeneratave një vrazhdësi të përjetshme. Një qytet në të cilin kurrë qytetari nuk do të donte të jetonte me dëshirë. 
Po cilat janë vlerat e Ferizajt?
Ferizaj ka qenë faktor kombëtar në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lëvizja mbarëkombëtare për pavarësinë e trojeve shqiptare kundër pushtuesit otoman. Në ferizaj u themelua Teatri Kombëtar tani në Prishtinë. Kush nuk e di, po i përkujtoj Hasan Dylgjeri nga Elbasani, e themeloi shoqërinë e parë kulturore-artistike si dhe teatrin e qytetit. 1942. Aty morën mësimet e para dhe luajtën në pjesë teatrale Katerina Josipi, Gjon Serreqi etj
Po aktorët e tjerë si Matej Serreqi, Shaban Gashi, Qazim Dushku, Ismail Rama, Regisorët e nivelit kombëtar si Fadil Hysaj, Agim Sopi; Muzicienti Ramadan Ramadani. Patriotët si Ramadan Rexhepi – Adidasi, Hyra Emini, Ahmet Hoxha, politikani Sinan Sahiti e sa e sa të tillë të gjallë. Po “Jan Pollahu” i Ferizajt. I Kosovës, i Ballkanit.ç, patrioti Latif Hasani që u vetëflijua për atdheun, dhe askush nuk flet për te. Një rrugë, herë e emërtojnë, herë e çemërtojnë me emrin e këtij patrioti me përmasa ndërkombëtare? Po të ishte i një kombi tjetër si çeku Jan Pollahu i vitit 1968? Vetëm një vit më vonë ndodhi vetë flijimi i Patriotit ferizaja Latif Hasani. Emrin e tij lemë që nuk e dinë nxënësit e Ferizajt, por as udhëheqësit e Ferizajt nuk e dinë. Diskriminimi që qytetit të Ferizajt i bëhet në nivel republike, nuk është një veçanti. Secili tërheq nga rajoni i vet. Është normale në këtë anarki. Por është jo normale kur faktori shoqëror dhe politik vendor e diskriminon vetveten në mënyrë aq banale. Tani nuk është veçanti, tani është aksiomatike, Ferizaj i bën një përbuzje vetvetes. 
A nuk është ofendues fakti kur shkolla e Ferizajt, Fshati i Vjetër – Bibaj, merr të gjitha vendet garuese kombëtare dhe as drejtoria e arsimit, as kryetari i komunës nuk bën një falënderim publik? A nuk është fyese për vlerat e Ferizajt të lëçitet një kolektiv dhe një shkollë e tërë me sukseset e veta që i bëjnë nder qytetit? A nuk është fyese kur për votime qerasen mësuesit në restorantet më të shtrenjta ndërsa për suksese në dituri, nuk iu dërgohet një falënderim? Ferizaj apo thënë shkurt politikanët e Ferizajt edhe tani nuk u skuqën nga turpi sepse gjithmonë fshihen pas tij. Rasti i fundit pra kur mësuesja e nderuar Sevdije Vishi arsimtare e biologjisë në SHFMU “Muharrem Shemsedini” të Fshatit të Vjetër te Ferizaj në përzgjedhjen e komisionit vlerësues i Ministrisë së Arsimit të Kosovës në mesin e 15 kandidateve, është vlerësuar me pikët maksimale duke u vlerësuar me vendin e parë bë shkallë republike. Pa modesti konstatoj se po të kishte qenë nga regjionet e tjera si Pejë, Prizren, Mitrovicë, sidomos Drenicë, kjo mësuese do të ishte lajm kryesor rreth një javë. Do të shpërblehej, jo me një karton por me vlerë materiale. Do të ftohej nga ministri i Arsimit dhe do t’i uronte për titullin “Mësuesja më e mirë e Vitit shkollor 2018 -2019”. Do të ftoheshin në emisionet “prestigjioze” e TRV-ve të vendit për t’i dhënë republikës një shembull edukatoreje. Kartoni do të shoqërohej edhe me ndonjë vlerë materiale. Por, kjo është nga Ferizaj e si e tillë, as kryetari i komunës se vet nuk e përshëndet. Le kryetari i komunës por drejtori i drejtorisë së arsimit që lë punën për “xhuma” nuk i dërgon një përshëndetje. Vallë po të kishte qenë një hoxheshë, a do ta përgëzonte?!
Rezistencën kombëtare, që ishte e vazhdueshme në Ferizaj, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e këndej, 1948, Komandant Gjon Serreqi, 1968, 1981, 1990, 1998-99. Pra ferizajasit ishin shpesh nismëtar e bartës të qëndresës kombëtare. Sipas gjitha fakteve, pas luftës së fundit, politikanët e Ferizajt, nuk ishin as një politikan. Gjithmonë këta me impotencën e tyre politike, i kanë dhënë Ferizajt autogola. Madje disa gola janë fatal sikur janë demolimet e fabrikave. Mbylljet e tyre etj.

Ragip Kçiku 
To Top