20,04,2024

Ferizaj, deputetët vizitojnë marketin që nuk shet produkte serbe

Must Read

Komisioni parlamentar për zhvillim ekonomik dhe Klubi i prodhuesve të Kosovës vizituan të premten marketin “Plus” në Ferizaj.

Ky është marketi i vetëm në Kosovë i cili nuk mban produkte serbe, si dhe që prej moti ka praktikuar vendosjen e flamujve afër produkteve për të treguar origjinën e tyre.

Marketin e vizituan Sala Shala nga Komisioni Parlamentar, Veton Berisha deputet i Partisë Liberale Egjiptiane si dhe një përfaqësues i klubit të prodhuesve, njofton Klan Kosova.

Kjo vizitë vjen pas vendosjes së  taksës prej 10% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës.

“Kjo është një vizitë e vonshme por edhe vendosja e taksës është e vonshme por e mirëseardhur” tha pronari i marketit, Sylejman Neziri.

Kryetarja e Komisioni Parlamentar, Sala Shala, tha se ky market është shembull dhe se ky i ka parapri taksës dhe ligjit të ri.

Përveç marketit viziten do e vazhdojnë edhe në fabrikën e veglave dhe atë të përpunimit të drurit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img