28,03,2024

Ferizaj bëhet me ministër. Hekuran Murati emërohet Ministër i Financave

Must Read

Pak orë pasi Kuvendi zgjodhi Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit, në parlamentin e Kosovës është votuar Qeveria e re.

Në kabinetin që u votua pak më parë, Arben vitia, Faton Peci, Liburn Aliu, Hajrullah Çeku, Xhelal Sveçla e Hekuran Murati, u bënë ministra.

Hekuran Murati  nga Ferizaj u  emërua Ministër i Financave

Kush është Hekuran Murati?

Hekuran Murati studimet i ka mbaruar për Menaxhimin e Biznesit në Universitetin Amerikan në Kosovë. Studimet master i ka vazhduar për Menaxhimin e Investimeve në Hochschule Bremen & University of North Carolina Wilmington, me specializim në Financa Ndërkombëtare.

Ai ka punuar në Ministrinë e Financave si Shef i Divizionit të Borxhit Publik, dhe pastaj si konsulent në Bankën Botërore. Poashtu ka punuar edhe në Bankën Qendrore të Kosovës.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, z. Murati u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës. Përgjatë kësaj legjislature ai ka qenë Kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, anëtar i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike si dhe anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

E në vend të deputetëve që u bënë ministra, në Kuvendin e Kosovës do të futën gjashtë deputetë të rinjë, të cilët janë në radhë për nga numri i votave në listën e publikuar në faqën e KQZ-së.

Enver Haliti me 7492 vota, Mirsad Shkreta me 7370 vota, Gramoz Agusholli me 6740 vota, Alban Bajrami me 6631 vota, Jahja Kokaj me 6485 vota dhe Hydajet Hyseni me 6339 vota, do të jenë ligjvënësit e rinj të VV-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img