29,03,2024

Ferizaj: Arrestohet një person për vjedhje të automjetit

Must Read


Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , me datën 23.08.2021 ka pranuar dy iformacione, se në dy raste të ndara
janë vjedhur dy automjete të udhëtarëve , njëri automjet ‘’ VW Golf 2’’,
me targa vendore është vjedhur me datën 19.08.2021 në rrugën
‘’Bajram e Gursel Sylejmani ‘’ në Ferizaj dhe tjetri automjet ‘’ Peugeot
208’’ gjithashtu me targa vendore është vjedhur në fshatin Dardani të
Ferizajt.
Policia, ka nisur hetimin në kërkim të kryesve të mundshëm të vjedhjes
së këtyre dy automjeteve dhe automjetin Golf 2 e ka gjetur të parkuar në
një rrugë të Ferizajt, më pas këtë automjet pas verifikimit të
dokumentacionit , i është kthyer pronarit, ndërsa rasti është duke u
hetuar për të gjetur kryesit e kësaj vepre pe nale vjedhje .
Automjetin tjetër ‘’Peugeot 208 ‘’, pasi është iniciuar rasti për vjedhje
,policia nga stacioni policor i Vitisë , kanë arritur ta ndalin në këtë qytet ,
të cilën e drejtonte një shtetas gjerman , me inicialet M.B , i moshës 43
vjeçar .

Pasi i njëjti është kapur në flagrancë me automjetin e vjedhur , është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit nga ana e
policisë, i njëjti me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore
dërgohet në mbajtje për 48 orë .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falënderon stacionin policor për
bashkëpunim në kapje të të dyshuarit dhe fton qytetarët që, për çfardo
rasti kriminal të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo
përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë
: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img