Ferizaj

Ferizaj: Arrestohet një person për kanosje të zyrtarëve policor


Publikuar më:



Sot, rreth orës 10:20 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në  rrugën ” Sali Çeku” në Ferizaj është një rast i kanosjes.
Në lidhje me këtë policia e rendit menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet.

Personi me inicialet A.A (M/K) i moshës 39 vjeçar, gjatë senacës gjyqësore për një rast të kanosjes të zyrtarëve policor, që kishte ndodhur më 06.10.2019, ka kanosur zyrtarët policor, si të dëmtuar në këtë seancë. Kanosja ka vazhduar edhe jashtë objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku sërish i kishte kanosur dy zyrtarët policor, duke tentuar edhe ti sulmojë.
Policia të dyshuarin e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

To Top