Ferizaj

Ferizaj: Arrestohet një person për falsifikim


Publikuar më:


Policia e Kosovës, në rajonin e Ferizajt pas hetimeve të kryera ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet V.Z, (i lindur më 1986) lidhur me dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Falsifikim i dokumentit publik” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë”.

Personi i dyshuar (V.Z) dyshohet se ka falsifikuar certifikatën e pronës publike me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të një prone (objekti) në Ferizaj, duke shpallur si pronare të kësaj prone një qytetare ( M.C) serbe shtetase e Serbisë.

Po ashtu i njëjti dyshohet se ka falsifikuar autorizimin noterial sipas të cilit ai kishte të drejtë ta shiste pronën dhe përfaqësonte në çdo raport juridik pronaren e lartcekur femër serbe.

Prona në fjalë së bashku me objektin janë nën menaxhim të AKP-së dhe vlera e së cilës konsiderohet se është mjaft e lartë.

Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.

Comments
To Top