26,04,2024

Ferizaj: Aktakuzë kundër 13 personave për vepra penale

Must Read

Aktakuzë kundër 13 personave për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Marrja dhe dhënia e ryshfetit”

Ferizaj, 05 Korrik 2021– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinion publik se ka ngritur aktakuzë kundër trembëdhjetë (13) personave të pandehur me inicialet S.M., B.U., H.B., R.U.,B.B., I.H., A.B.,A.A., N.A.H.N, A.K., R.A., dhe I.Q., në mesin e tyre nëntë (9) persona zyrtar- teknik të pylltarisë dhe roje pylli pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 3 nënparagrafi 3.2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 e 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës , “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 2 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 paragrafi 2 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të ar mëve” nga neni 366 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img