26,04,2024

Ferizaj: Aksioni i policisë me automjete dhe rroba civile

Must Read


Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aktivitetet e saja në
parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Së fundmi policia ka
nisur një aksion me automjete dhe rroba civile në identifikim të kundërvajtësve
të ndryshëm në komunikacion .
Ky aksion, ndryshe nga aksionet tjera po realizohet nga policë me rroba civile
nga Njësia Rajonale e Komunikacoinit Rrugor e Ferizajt .
Patrulla e policisë me automjete dhe rroba civile në lëvizje , nëpër lokacione
të ndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale identifikojnë drejtuesit të cilët
shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, të njëjtit ndalohen dhe
u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Në kuadër të këtij aksioni policia nga data 14.09.2021 deri më sot ka
shqiptuar këto kundërvajtje:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 204 gjoba
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 28 gjoba
  • Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 52 gjoba
  • Kalimi i afatatit të regjistrimit , 103 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 75 gjoba
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 222 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 497 gjoba
  • Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 859gjoba
  • Gjithsej , 2040 gjoba
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të
    shtuara si në plan edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e
    aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qyetatarët që të
    bashkëpunojnë me policinë.
    Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të
    njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit
    digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 &
    0290/322-406.
    Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img