Lajme

‘’Feniks’’-i kërkon nga vullnetmirët t’i ndihmojnë familjes së veteranit të UÇK-së Isuf Gashi (Video)


Publikuar më:


Shoqata humanitare “Feniks”, ka vizituar sot familjen 15 anëtarëshe Gashi nga fshati Sferkë e komunës së Klinës. Por kësaj radhe “Feniks”-i nuk kishte shkuar për të vënë gurthemel apo për të përuruar ndonjë shtëpi. Këtë herë kjo shoqatë humanitare ishte pranë kësaj familje për të kërkuar ndihmë nga donatorët, në mënyrë që t’ua lehtësojnë jetën, pasi që kushtet në të cilat jetojnë janë të mjerueshme.

Kryefamiljari Isuf Gashi, tha se është e vështirë të kërkohet lëmoshë nga të tjerët mirëpo kjo është e vetmja gjë që i ka mbetur. Ai tregon se përveç hallit të shtëpisë, problem më të madh ka sëmundjen e familjarëve të tij.

“Pasi që ka kalu lufta më është djegur shtëpia, i kam pasur dy lopë, ato i kam shitur që të mbuloj vetëm këtë kat, tash 4 vjet që ka mbetur kështu. Unë jam i sëmurë, nusen e djalit e kam të sëmurë, poashtu edhe djalin e kam me të meta, vajzën e madhe e kam të sëmurë nuk dëgjon fare, ashtu edhe djali ka lindur me sëmundje. Fëmijët marrin ndihma sociale, unë marrë pension të veteranit, 15 anëtarë jetojmë me këto ndihma”, tha Gashi.

Ndërsa koordinatorja e shoqatës humanitare “Feniks”, Sevdije Frangu, kërkoi nga njerëzit vullnetmirë që t’i dalin në ndihmë kësaj familje e cila po jetonë në kushte të rënda,transmeton televizioni Tema.

“Nikoqiri i shtëpisë është veteran i luftës i cili ka kontribuar në mënyra të ndryshme, para tre viteve u është mbytur një djalë 23 vjeçar dhe tani e ka një vajzë të paaftë që nuk sheh dhe një tjetër që është psiqiksht e sëmurë. Ne jemi këtu që t’i lusim donatorët që të na ndihmojnë që të kompletojmë këtë shtëpi, ta rehatojmë këtë familje, sepse tani pritet që të vie edhe një fëmijë dhe ku do të vie ai fëmijë në këto kushte. Kisha kërkuar nga të gjithë qyetarët që të ndihmojnë këtë familje që të bëhet me shtëpi”, tha Frangu.

Shoqata humanitare “Feniks” nga Ferizaj, që nga funksionimi i saj ka ndërtuar 186 shtëpi në bashkëpunim me donatorë, mirëpo tani për tani mundësitë që e vetme ta ndihmojë këtë familje janë shumë të vogla.

fenix4

fenix3

fenix2

fenix1

Comments
To Top