20,04,2024

Federata e Auto Sportit të Kosovës shpallë më të mirët për vitin 2020

Must Read

Në një ceremoni të organizuar ndryshe nga vitet e kaluara (për shkak të pandemisë), FASK i nderoi garuesit më të suksesshëm nëpër disiplina dhe klasa të ndryshme, në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve, por edhe shumë individë e institucione, që në mënyra të ndryshme kontribuan për mbarëvajtjen e kampionatit.

Kryetari i FASK-ut, Ismet Rexhepi, e ka vlerësuar të suksesshëm kampionatit e vitit 2020.

“Ishte një vit sfidues për gjithë njerëzimin, pra edhe për sportin, e në rastin konkret auto sportin e Kosovës. Megjithatë, ne ia dolën ta përfundojmë kampionatin në mënyrën më të mirë, madje shkuam edhe përtej të tjerëve, pasi jemi të vetmit që edhe për femra organizuam gara në drag. Sigurisht që gjithmonë ka vend për përmirësim dhe shpresojmë që në të ardhmen të arrijmë rezultate edhe më të mira, të kemi organizime më të mira dhe të synojmë të jemi në nivel me vendet që kanë auto sport më të zhvilluar”, ka thënë Rexhepi.

“E vonuar në kohë për shkak të pandemisë sot u bë ndarja e çmimeve të nga FASKU. Ceremoni kjo e fundvitit. Këtë vitë dola Champion me vendin e parë në kategorin 6. Poashtu vendin e tretë në plasmanin e përgjithshëm. Nuk ka pandemi e asnjë faktor tjeter që më ndan nga ajo që më rri në zemer e që është pasioni ndaj këti sporti. Shëndeti dhe vullneti miksuar pasion mua më japin numrat e sipërm” ka thënë Besfort Bunjaku, i cili u radhit në vendin e parë  në kategorinë e gjashtë dhe në vendin e tretë në  konkurrencën e përgjithshme.

Përveç më të mirëve në klasa e disiplina, FASK i ndau edhe disa shpërblime e mirënjohje.

“Helmeta e Artë” u takoi Jeton Qerimit, kampion i Kosovës në disiplinën auto sllallom më 2018, 2019 dhe 2020, Nexhat Kovaçit (veteran i auto sportit), kampion i viteve 1981, 1982 dhe 1983 dhe Muhamed Morinës (veteran i auto sportit), kampion i viteve 1974, 1975 dhe 1976.

Zana Daka u nderua si sportiste e dalluar, për kontributin e dhënë në avancimin e femrës, garuesja e vetme në disiplinën malore, ndërsa Ernest Daka si kampion i vitit 1985 në disiplinën e kartingut.

Për kontributin e dhënë u nderuan edhe: Selim Tahirsylaj, Faton Tytynxhiu, Bujar Hyseni, Blerim Gashi, Artan Haradinaj, Recail Curt, Alban Bajraktari, Daver Bale, Bajram Shabani dhe Selman Reçica nga Policia e Kosovës, Artan Muhaxhiri nga RTK, Departamenti i Sportit (MKRS), Metal Teknika Asllani dhe Izolimi

Drag – femrat:

1.Pranvera Xhaferi

2.Ermira Topalli

3.Kadishe Shabani

Sllallom – femrat:

1.Ermira Topalli

2.Pranvera Xhaferi

3.Arjeta Rysha

Malore – meshkujt:

1.Liridon Kalenderi

2.Përparim Dushi

3.Besfort Bunjaku

Sllallom – meshkujt:

1.Valon Jaha

2.Leutrim Rexhepi

3.Jeton Qerimi

Drag – meshkujt – AWD

1.Labinot Maliqi

2.Petrit Isufi

3.Drilon Iseni

Drag – meshkujt – FWD

1.Leutrim Isufi

2.Lavdat Vllahiu

3.Lavdim Shala

Drag – meshkujt – RWD

1.Florian Gjinaj

2.Arton Ajvazi

3.Behar Emërllahu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img