25,04,2024

Fc Kosova në Sankt Augustin 02.08.2020 filloi sezonin 2020

Must Read

Klubi futbollistik “FC Kosova” u formua në vitin 1999 në Köningswinter nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë e veprojnë në rrethinën e Su/Bonn.

Qëllimi dhe themelimi i klubit ishte ide e mërgimtarëve që rinisë tonë t’i ofrojnë aktivitete sportive edhe që të jemi më afër njëri tjetrit në organizime.

Përveç organizimit të turnireve kryesia e klubit organizon edhe përgatitjen e ushqimeve tradicionale shqiptare dhe ofron mundësi të shoqërimit dhe bashkëpunimit të bashkatdhetarëve duke ofruar kafe e qaj. Pas gjithë vështirësive dhe peripecive nëpër të cilat ka kaluar klubi nga fillimi i formimit të tij, sot ne ndjehemi krenarë me kryesinë e udhëhequr nga Mustafë Ademaj kryetar, Fatmir Hamza nënkryetar, Izet Niradini arkëtar, Adem Saliukaj arkëtar, Haxhi Nuradini anëtar, Kushtrim Ademaj anëtar, Ardijan Berisha anëtar, Trajneri Arton Delijaj, dhe stafi tjetër i klubit.

Në vitin 2019 klubi ka festuar 20 vjetorin e themelimit me pjesëmarrjen e një numri bukur të madh të sportdashësve dhe dashamirëve të klubit, rreth 1200 pjesëmarrës, ku kishin edhe dy mysafirë të veqantë , këngëtarët e mirënjohur Shyhrete Behluli dhe Gold Ag (Arjan Agushi).

Përveç aktiviteteve sportive kryesia e klubit, lojtarët dhe mbështetësit e ekipit kanë organizuar edhe grumbullimin e ndihmave humanitare për shkolla, persona me nevoja të veçanta, tërmetin në Shqipëri, familjet në nevojë etj.

Po ashtu, FC “Kosova” ka ndihmuar edhe në ndërtimin e xhamisë në Troisdorf. Kryesia e klubit ka përgatitur plane edhe për të ardhmen e klubit dhe synimi i tyre është grumbullimi dhe angazhimi i të rinjve në ekip, përgatitja profesionale e tyre, ngritja e klubit në nivele më të larta sportive dhe plasimi i lojtarëve në treg. Se sa do të arrihet në këtë drejtim mbetet të shihet, por kryesia e klubit është duke punuar në këtë drejtim. Deri tani klubi ka qenë mjaft i suksesshëm duke marrë pjesë në liga dhe turnire të ndryshme dhe gjatë kësaj kohe shihen ngritjet dhe sukseset e tij.

Ato suksese janë të prekshme dhe shumë reale. Gjatë periudhës 1999-2002 klubi ka zhvilluar ndeshjet në Kreis Liga C, Königswinter Niderdolendorf. Prej 2002-2017 klubi është transferuar në Menden Sankt Augustin, kurse gjatë sezonës 2017-2018 është transferuar dhe zhvillon ndeshjet në fushën sportive të FC. Augustin, në Niederpleis.

Gjatë kësaj periudhe klubi kishte suksese të shumta por më të rëndësishmet janë: Tri herë ishte kampion i Kreisligës C Një herë kampion i Kreisligës B Pesë herë Stadsmeister i Sankt Augustinit në futsal, për senior dhe junior. Aktualisht klubi në gara përfaqësohet nga dy ekipe: njëri në Kreis Ligen B dhe tjetri në Kreis Ligen C.

Ekipi i parë në sezonin 2109/2020 është shpallur kampion dhe është ngritur në Kreis Ligen B, ku do të zhvillojë gara për të avancuar më lartë. Për momentin klubi ka një personel prej rreth 70 anëtarësh, përfshirë kryesinë e klubit dhe lojtarët.

Gjatë zhvillimit të klubit përveç lojtarëve shqiptarë kishte lojtarë edhe të nacionaliteteve tjera përfshirë gjermanë, marokenë, etj. të cilët kanë dhënë kontribut në zhvillimin dhe ngritjen e klubit dhe edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të japin kontributin dhe potencialin e tyre në mbështetje të klubit.

Për këtë, kryesia e klubit u është mirënjohës të gjithë atyre që në çfarëdo mënyre kanë dhënë kontribut dhe vazhdojnë të japin kontribut dhe e mbështesin klubin në rrugëtimin e tij drejt të ardhmes.

Ky klub, kompanitë e ndryshme, shoqatat kulturo-artistike dhe organizimet tjera në të mirë të mërgimtarëve janë shembull i mirë i integrimit të qytetarëve tanë në botën perëndimore, evropiane dhe janë zë i fuqishëm i kombit e vendit, duke përfaqësuar atë denjësisht jo vetëm në bashkësitë ku jetojnë e veprojnë por edhe në arenën ndërkombëtare.

Si popull dhe si shtet kemi nevojë që gjithmonë të kemi përfaqësues dinjitoz në prezantimin e vlerave kombëtare dhe përshtatjen e tyre me vlerat përparimtare evropiane e botërore.

Një Falënderim shkon për të gjithë sponsoret e anëtarët e klubit Fc Kosova./ Sami Fejza

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img