12,07,2025

FC Ferizaj zyrtarizon, Arbnor Morina kryetrajner

Must Read

Kemi kënaqësinë që t’iu informojmë se Arbnor Morina do të jetë kryetrajner i Ferizajt në vazhdim të kampionatit. Drejtuesit e klubit dhe trajneri Morina kanë arritur marrëveshje deri në fund të sezonit. Ndihmës i Morinës do të jetë Petrit Rushiti, i cili ka të përfunduar Fakultetin e Shkencave Sportive dhe është i pajisur me licencën A të UEFA-s. Kurse, trajner i portierëve do të vazhdojë të jetë Luan Alija, thuhet në njoftimin e FC Ferizaj

Shtabi teknik pritet të kompletohet edhe me një trajner.

Arbnor Morina ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të FC Prishtinës. Si trajner i ka drejtuar me sukses disa klube kosovare dhe është ndër trajnerët e paktë në Kosovë që është i pajisur me licencën PRO të UEFA-s.

Morina do ta marr drejtimin e ekipit prej ditës së hënë, ku do të mbajë seancën e parë stërvitore.

Ndërkaq, ekipin ndaj Vushtrrisë pritet ta drejtojë Sherif Topalli.

Drejtuesit e klubit i urojnë mirëseardhje dhe punë të mbarë trajnerit Morina dhe stafit të tij. Premtojnë mbështetje të madhe drejt realizimit të objektivave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img