19,04,2024

Fazliu reagon  ndaj Kadri Veselit: “ÇMIMI PËR INOVACION” është  ideuar dhe propozuar  nga Bashkim Fazliu-Migjeni

Must Read

Pas vizitës së  Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli  Qendrës për Inovacione të Kosovës ICK dhe një propozimi nga ana e tij   në media  se do të lancojë çmimin për inovacion përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës ka reaguar Bashkim Fazliu_ Migjeni.

Fazliu përmes reagimit të tij dhe  disa pjesëve me video   ka ofruar fakte se kjo ide për herë të parë është iniciuar nga aid he për këtë  thotë se Kryetari i Kuvendit ,Veseli  po bënë plagjiatur duke e marrë idenë e tij.

“Kohë më parë u kam dërguar edhe Institucioneve të Kosovës “14 Rekomandime për Kosovë dhe Shqipëri”, një kopje të të cilave ia kam adresuar edhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit. Në këtë material siç mund ta gjeni edhe në librin tim “INOVACIONET: Rruga e vetme drejt suksesit” që është libri i parë nga autorë shqiptar në fushën e inovacioneve dhe manxhimit me ato, kam propozuar që institucionet tona duhet të themelojnë çmime të tilla si “Çmimi për Inovacion”. Dhe në këtë rast, Kryetari i Kuvendit e ka përvetësuar komplet idenë, duke e marrë si të veten” ka thënë  Fazliu në këtë reagim

Reagimin e plotë të Bashkim Fazliut-Migjeni mundë ta lexoni në vazhdim:

REAGIM NDAJ KRYETARIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS KADRI VESELI PËR PLAGJIATURË:
“ÇMIMI PËR INOVACION” ËSHTË IDEUAR DHE PROPOZUAR NGA BASHKIM FAZLIU MIGJENI

Sapo shikova storien e transmetuar në mbrëmje në Klan Kosova si dhe në faqen e ICK-së në Facebook, ku lexova një prononcim të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si vijon “Kam ardhur sot këtu, si kryetar i Kuvendit, që në kuadër të këtij sensibilizimi, të lansojmë çmimin për inovacion, të cilin do ta japë Kuvendi i Republikës së Kosovës. Nëpërmjet kësaj, dëshirojmë të përcjellim mesazhin për të rinjtë tanë, që të kyçen sa më shumë në ndërmarrësi, inovacion dhe kreativitet”.

Mua më vjen mirë që zëri dhe idetë e mia duan të realizohen në Kosovë, por ato duhet të pranohen nga ata që i përvetësojnë se kah i kanë marrë këto. Opinioni ynë e din fare mirë dhe qartë se si në fushatën elektorale të 2013 për Kryetar të Ferizajt se si promovova idenë unike në Kosovë për themelimin e “Çmimit për Inovacion” për të nxitur kreativitetin e të rinjëve tanë, të cilën më pastaj i kam propozuar edhe Kuvendit të Ferizajt për miratim. Dhe i dini fare mirë pastaj përvetësimin e ultë që ma bëri kryetari Svarqa (2015), duke e ndërruar emrin në Novatori me pretendimin se nuk ekziston fjala inovacion në gjuhën shqipe dhe gjithë atë debat të gjatë në Shkurt 2015, duke mbrojtur “Çmimin për Inovacion”. Në anën tjetër, bile kryetari i Kuvendit nuk po e ndërron asnjë fjalë e asnjë e asnjë pikë të asaj që kam propozuar e themeluar në Kuvendin e Ferizajt – Çmimi për Inovacion, ndërsa njejtë sikur ky më i vogli, por e përvetëson tërësisht për vete këtë çmim, duke bërë plagjiaturë të pastër.

Secili nga ju me një kërkim të thjeshtë në Google edhe në Facebook mund t’i gjeni të gjitha këto pohime, si dhe në linqet që i kam bashkangjitur në këtë reagim. Bilez fill për këtë çmim pata hapur edhe një faqe në Facebook (2014) të cilin mund ta gjeni duke kërkuar “Çmimi për Inovacion” në Facebook.

Prandaj, ditëve në vijim do të shqyrtoj mundësinë ligjore për të mbrojtur pronësinë intelektuale edhe kundrejt Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili pa autorizim dhe leje nga unë si ideator dhe themelues, ka promovuar themelimin e shpërblimit “Çmimi për Inovacion” pa autorizim dhe leje paraprake.

Bashkangjitur keni linqet të cilat e dëshmojnë pronësinë time intelektuale të shpërblimit “Çmimi për Inovacion”.

P.s. Kohë më parë u kam dërguar edhe Institucioneve të Kosovës “14 Rekomandime për Kosovë dhe Shqipëri”, një kopje të të cilave ia kam adresuar edhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit. Në këtë material siç mund ta gjeni edhe në librin tim “INOVACIONET: Rruga e vetme drejt suksesit” që është libri i parë nga autorë shqiptar në fushën e inovacioneve dhe manxhimit me ato, kam propozuar që institucionet tona duhet të themelojnë çmime të tilla si “Çmimi për Inovacion”. Dhe në këtë rast, Kryetari i Kuvendit e ka përvetësuar komplet idenë, duke e marrë si të veten. Kjo është shumë e ulët për një prijës të institucioneve tona. Prandaj, do të përballemi në gjyq përderisa Kadri Veseli nuk e pranon publikisht se ky shpërblim “Çmimi për Inovacion” në Kosovë është ideuar nga unë, Bashkim Fazliu Migjeni.

Një nga shpikësit më të mëdhenjë në historinë botërore, Nikolla Tesla kishte thënë “Nuk brengosem se ata ma vodhën idenë. Unë brengosem se ata nuk kanë idetë e tyre.”. Unë do të vazhdoj t’i ofroj vendit tim, popullit tim e tërë njerëzimit ide dhe shpikje nga më inovativet, anipse pa përkrahje të askujt. Por do t’i mbroj ato me çdo kusht dhe kundrejt cilitdo që ma cenon të drejtën mbi pronësinë time intelektuale dhe autoriale!

Video nga hapja e fushatës zgjedhore (5.10.2013) ku kam veçuar themelimin e “Çmimi për Inovacion”:https://web.facebook.com/bfmigjeni/videos/vb.1256280367/10202111079439269/?type=3
Intervista në Radio Dukagjini për “Çmimi për Inovacion” (13.09.2014): https://web.facebook.com/bfmigjeni/videos/vb.1256280367/10204415342284400/?type=3
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img