03,07,2025

Fshati i Vjetër përfundon aksionin e pastrimit të fshatit dhe mbjelljen e drunjëve dekorativ

Must Read

Ferizaj. 24.03. 2019. Fshati i Vjetër  ka disa javë që me vetiniciativ ka filluar pastrimin e fshatit, aksion ky i cili sot ka përfunduar edhe me mjjelljen e drunjëve dekoratik.

Gjat këtij aksioni  banorët e këtij fshati u ndihmuan edhe nga Qeveria komunale, “Pastërtia” , kompanitë private më logjistikë e deri  te Brigada e Zjarrfikësve e cila sot i furnizoj me ujë  për ujitjen e drunjëve dekorativ.

Në përmbyllje të aksionit këtë fshat e vizituan edhe  Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Kristina Gashi-Bytyqi, drejtor të Drejtorive komunale, Arbër Bytyqi nga Drejtoria e Infrastrukturës dhe  Burim Bajrami nga Drejtoria e Bujqësisë.

Në këtë ceremoni të përmbylljes së këtij aksioni mori pjesë edhe  ish kryetari i Ferizajt , z. Bajrush Xhemajli i cili përgëzoi banorët për këtë aksion në të mirë të  mbajtjes së nja ambient më të pastër .

“Sot në Fshatin e Vjetër, u përmbyllë  aksioni i filluar para disa jave, në  pastrimin e rrugëve dhe me mbjelljen e drunjëve dekorativ. I falënderojmë të gjithë qytetarët e Fshatit të Vjetër për pritjen e ngrohtë, kryetarin e nëndegës z.Blerim Asllani, z.Faruk Beqiri, poashtu falënderoj ish kryetarin e komunës së Ferizajt, z.Bajrush Xhemaili për prezencën dhe fjalën e tij, drejtorët e drejtorive komunale dhe anëtarët e kryesisë së Degës së PDK-së.Iniciativat e tilla çdo herë do ta kenë përkrahjen e qeverisjes komunale, dhe pa dyshim se ky aktivitet do të jetë shembull i mirë për të gjitha fshatrat e më gjërë, me qëllim krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë” ka thënë Kristina Gashi-Bytyqi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img