Ferizaj

“Familjari i Granicës ka paditur deputetin e VV-së pasi i ka thënë “mafia e betonit” dhe “kryekriminel i Ferizajt’”


Publikuar më:


Gazetari Parim Olluri ka thënë në emisionin Pressing në T7 se familjarët e deputetes së re të VV-së, Adelina Grainca, kishin paditur deputetin e VV-së, Dimal Basha.

Ai ka thënë se Dimal Basha, që vjen nga qyteti i Ferizajt, kishte quajtur familjarët e Granicës si “mafi e betonit”.

“Dimal Basha është paditur nga Mustafa Grainca pasi i kishte thënë “mafia e betonit” dhe e kishte quajtur “kryekrimineli i Ferizajt“, tha ai.

“Tash diçka duhet të bëhet e ditur. A gënjeu Basha dhe familja Granica janë familje e ndershme dhe e meritojnë të jenë pjesë e VV-së pasi punojnë ndershëm. Apo qëndron ajo e para që ai e ka thënë e për të cilën është paditur. Kurti e mori me shumë pompozitet Graincën dje në grup parlamentar e prezantoi si vlerë. Por në fakt ishte pazar politik. Se a ishte pazari ndonjë leje ndërtimore apo çka mbetet të shihet. VV në Ferizaj ka qenë kundërshtare e madhe e oligarkëve të ndërtimit.”, shtoi ai. /Gazeta Express/

To Top