20,04,2024

Familja Xhokli bëhet me kulm mbi kokë

Must Read

Familja Xhokli nga Ferizaj, nga sot nuk do ta ketë më brengë  strehimin, nga se falë shoqatës humanitare “Feniks”, dhe “Eli-Ab”-it, kjo familje u bë me kulm mbi kokë.

Përfituesit e kësaj shtëpie u shprehën falënderues ndaj donatorëve duke thënë se kanë kërkuar ndihmë nëpër institucionet komunale mirëpo pa sukses.

Kryetari i shoqatës humanitare “Feniks”, Milaim Jashari tha se ndjehen mirë kur shohin që familjeve nevojtare po ua kthejnë shpresën për jetë.

Ndërsa drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Shyqeri Mehmeti, tha se në regjistrin e kësaj qendre figurojnë mbi 70 familje të cilat kanë nevojë për strehim më të sigurt dhe bëri apel tek qytetarët që të ndjekin shembullin e qendrës “Eli-Ab” dhe ‘’Feniks’’-it.

Shoqata Humanitare ‘’Feniks’’, vetëm gjatë këtij viti ka ndërtuar 22 shtëpi, ku 6 prej tyre kanë qenë të financuara nga  ‘’Eli-Ab’’ , transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img