23,04,2024

Familja serbe nga Kosova: Shqiptarët po na sulmojnë tërë kohën

Must Read

gracanica-Large-690x380

Një familje serbe nga Kosova i kanë thënë të përditshmes serbe Vecernje Novosti, se dy vajzat e familjes janë ngacmuar nga disa shqiptarë dhe se keqtrajtimet u janë bërë jetë e përditshme, njofton Klan Kosova.

“Provokimet nga shqiptarët janë bërë pjesë e përditshme e jetës tonë, por pas sulmit të fundi që u është bërë dy vajzave tona, Aleksandrës (12) dhe Andjelija Jovanoviq (14), tani po frikohemi shumë për fëmijët tanë”.

Në këtë formë banorët e fshatit Vreoci, të Graçanicës e përshkruajnë atë që, sipas tyre, janë duke e vuajtur çdo ditë.

Siç thonë ata, incidenti i fundit ka ndodhur para disa dite kur disa shqiptarë të cilët voziteshin në një veturë kanë goditur dy vajzat dhe i kanë keqtrajtuar ato.

“Vajzat e mija ende nuk janë rikuperuar nga incidenti, por ne nuk e kemi raportuar atë në polici, sepse thjeshtë nuk ia vlen. Ata vetëm dëgjojnë dhe zakonisht nuk bëjnë asgjë për të gjetur sulmuesit”, thotë Danijela Jovanoviq, nëna e vajzave që pohon se ia sulmuan vajzat shqiptarët.

Ajo thotë se ende nuk e di qëllimin që kishin sulmuesit – dëshironin vetëm t’i ngacmonin, t’i rrihnin, apo edhe t’i kidnaponin – porse pohon që “jeta në këtë mënyrë u ka ardhur në maje të hundës”.

Sipas familjes serbe ngjarja ka ndodhur kur ata natën po ktheheshin nga disa të afërm në shtëpinë e tyre, dhe një veturë kishte ndalur aty pranë e disa njerëz kishin dalur nga vetura dhe i kishin sulmuar.

Vajzat thonë se e morën vesh që sulmuesit ishin shqiptarë pasi që e njohën gjuhën që flisnin ata – shqip.

Ata thonë se nuk i besojnë organeve të rendin në Kosovë, prandaj kërkojnë të paktën patrulla të herëpashershme të KFOR-it.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img