20,04,2024

Familja Salihu ka mbetur pa shtëpi si pasojë e një zjarri para tri ditësh. Kërkon ndihmën e vullnetmirëve për strehë mbi kokë

Must Read

Arif Salihu banor i Ferizajt bashkë me familjen 11 anëtarëshe që nga e shtuna ka mbetur pa shtëpi si pasojnë e një zjarri të furishëm i cili në mesnatë kaploi shtëpinë e tij.

Ai thotë se është ende i hutuar dhe nuk po mund ta besoj çfarë i ka ndodhur ndërsa familjen e ka shpërndarë tek të afërmit sepse nuk i ka mbetur pothuajse asgjë nga orenditë , rrobat e dokumentet që kishte. Dyshon se djegia e shtëpisë erdhi si pasojë e problemeve me energjinë elektrike.

Familja Salihu e cila ka mbetur aktualisht në rrugë thonë se kanë nevojë për ndihmën e vullnetmirëve për ta pasur një strehë mbi kokë. Kryefamiljari Arifi thotë se vet nuk punon askund rregullisht e as anëtarët e tjerë të familjes, prandaj nuk mund të bëjë as një investim për rregullimin e  shtëpisë.

Edhe anëtarët e tjerë të familjes Salihu pohojnë se ka 3 ditë që nuk po mund të qëndrojnë në shtëpinë e tyre. Thonë se e kanë të vështirë të enden dhe të jetojnë pa gjërat elementare për jetesë. Lusin ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë për rindërtimin e shtëpisë.

Edhe fqinjët e familjes Salihu janë tronditur nga rasti i djegies së shtëpisë së fqinjit te tyre dhe gjendja në të cilën kanë mbetur.

Ata ftojnë se të gjitha bizneset apo njerëzit e vullnetit të mirë që ta ndihmon familjen e mbetur pa shtëpi.

Komuna e Ferizajt ka një fond të vogël për rastet emergjente sic është djegia e shtëpive apo emergjenca të tjera , por zyrtarët komunalë janë shprehur disa herë se me kujdes e shqyrtojnë secilën nevojë për banim apo ushqim që e paraqesin qytetarët e komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img