26,04,2024

Familja Berisha bëhet me shtëpi të re

Must Read

Bibaj.Ferizaj- Falë bashkatdhetarëve tanë familja katër anëtarëshe Berisha, në prag të festës së bajramit hyri në shtëpinë e re, donacion ky i bashkatdhetarëve nga Zvicra.

Familja e Afërdita Berishës në prag të festës së Bajramit hyri në shtëpinë e re në fshatin Bibaj, nga kontributi i disa të rinjve të cilët jetojnë e punojnë në Gjenevë të Zvicrrës. Vet zonja e shtëpisë e cila ka një vit që mbetur vet nënë vet baba pas vdekjes së bashkëshortit, falënderon të gjithë ata që u angazhuan që 4 fëmijët e saj ta kenë një strehë.

13588827_1077763368937242_1841784978_o

“Falënderoje të gjithë ata që më ndihmuan që së bashku me familjen time festën e e Bajramit të pres në shtëpinë e re”, ka thënë zonja Berisha.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur kjo familje ishte në listën e pritjes të hartuar nga komuna për t’i bërë zgjidhje për strehim ndërkaq kur u lajmëruan këta donatorë u pajtuan e familja vërtetë meriton të ndihmohet.
“Ndërtimi i kësaj shtëpie ka domethënie të veçante dhe tregon që edhe gjenerata e tretë është e përkushtuar që t’i ndihmojë atdheut si pjesë rrjedhëse e saj dhe me këtë rast shpreh mirënjohjen tonë të thellë për organizatën “Zgjohu” dhe për vëllezërit Ibrahimi nga komuna e Ferizajt dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar që kjo shtëpi të realizohet në këtë ditë para festës. . Shembullin e familjes Ibrahimi dhe të rinjve të Gjenevës që kanë rrënjët në komunën e Ferizajt do të ndiqet pozitivisht edhe nga të tjerët, por edhe nga shtete të tjera të Evropës ku është e koncentruar mërgata jonë, sepse është një mërgatë e fuqishme e cila në komunën e Ferizajt ku kontribuar shumë”, ka thënë kryetari Svarqa.

Janë gjithsejtë mbi 30 familje ferizajase me gjendje të rëndë ekonomike që kanë përfituar shtëpi të reja nga fondet humanitare dhe ato të komunës. Behet e ditur se aksioni do të vazhdoje edhe më tutje duke e parë edhe interesimin e bashkatdhetarëve nga Anglia e Gjermania për të ndihmuar në këtë aspekt.

13582499_1077763385603907_1931214342_o 13616183_1077763388937240_209662549_o 13570138_1077763375603908_2043969426_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img