29,03,2024

Faktorët socio-ekonomik dhe papunësia mes të rinjve, potencial për ekstremizëm

Must Read

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim pune znj.Vesë Kelmendi, znj.Rudinë Jakupi, dhe z.Taulant Boshnjaku, hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Temë e bashkëbisedimit të kryetarit Suma me mysafirët nga kjo Qendër ishte ekstremizmit i dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë.
Komuna e Hanit të Elezit në disa raporte është vlerësuar si zonë ku fenomeni personave që janë bashkangjitur apo që përbëjnë potencial për bashkëngjitje formacioneve ekstremiste apo terroriste është i lartë.
Mirëpo për kryetarin Suma janë disa shpjegime që duhet ti bashkëngjiten këtyre raporteve nga fakti se për shumë kohë nuk kemi raste të reja të individëve që janë të kyçur në luftërat në Siri.
Sipas kryetarit Suma pa dashtë që në as një moment të minimizohet rreziku nga ky fenomen, në rastet konkrete të individëve të involvuar në luftërat në Siri domosdo duhet ti referohemi edhe dimensionit kohorë.
Një pjesë e tyre janë kyçur në këto aktivitet atëherë kur lufta në Siri ka pas një karakter tjetër. Dhe në momentet kur zhvillimet atje kanë marrë karakterin e një ekstremizmi fetarë një pjesë e tyre janë kthyer dhe janë përballur me procedura gjyqësore dhe dënuar sipas ligjeve në fuqi për pjesëmarrje në ato luftëra tha kryetari Suma.
Në bashkëbisedim është konstatuar se nga profilet e pjesëmarrësve konstatohet se faktorët kyç janë faktorët socio-ekonomik dhe papunësia mes të rinjve.
Duke u nisur nga këto konstatime shoqëria jonë duhet të ndihmoj individët që përbëjnë potencial për bashkëngjitje këtyre formacioneve ekstremiste apo terroriste të ju ndihmohet përmes programeve të risocializimit u tha në takim.
Ishte vlerësim i përbashkët se në parandalimin e këtyre dukurive rol të rëndësishëm duhet të kenë institucionet shtetërore dhe ato fetare .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img