25,04,2024

EULEX-i do të mbetet edhe pas qershorit

Must Read

eulex

Misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX) nuk do t’i paketojë valixhet as pas dy muajsh. Do të vazhdojë punën edhe pas 14 qershorit, datë kur i skadon mandati aktual.

Burime të gazetës kanë thënë të enjten se Bashkimi Evropian nuk do që ta përmbyllë këtë mision, por është i gatshëm që t’ia përgjysmojë stafin dhe ta mbajë atë me mandatin që i ishte ridefinuar dy vjet më parë, kur komponenti ekzekutiv i ishte reduktuar dhe kur objektivë parësore ishte përcaktuar monitorimi, mentorimi dhe këshillimi, shkruan sot Koha Ditore.

Autoritetet e Kosovës dhe ato të BE-së janë duke zhvilluar negociatat për mandatin e EULEX-it.

Për këtë qëllim, gjatë javës në Kosovë ka qëndruar udhëheqësi i Operacioneve Civile të BE-së, Kenneth Deane, i cili, sipas burimeve të gazetës, është pritur nga presidenti Hashim Thaçi dhe nga kryeministri Isa Mustafa, takime të cilat asnjëri institucion nuk i ka bërë të ditura.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img