19,04,2024

Eskalon situata, Policia arreston tre studentë protestues (Foto/Video)

Must Read

Rreth 30 studentë janë mbledhur në hapësirën përreth kishës së ndërtuar pa leje gjatë viteve të ’90-a, në kampusin universitar të UP-së.

Studentet janë pjesë e  Lëvizja “Studim, Kritikë, Veprim”  ku kishin lajmëruar që se bashku me organizata tjera të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës do të kenë një aksion simbolik aty, raporton lajmi.net.

Njëri nga përfaqësuesit e aksionit simbolik, Flamur Pireva, është shprehur se ky objekt, asnjëherë nuk është shfrytëzuar si objekt fetar, andaj ka konsideruar se, hapësira ku gjendet objekti është pjesë e ndër për UP-në.

“Çdo vendi tjetër është shkelje. Çdo imponim me qellim zhdukjen e identitet  shqiptar mbetet i papranueshëm për UP-në e Prishtinës. Bëjmë thirrje që të ndalohet çdo tendence për ndërtimin e këtij objekti. UP është vend i dijes. Nuk na duhen objekte fetare. Ne zotohemi se s’do te lejojmë qe përmes kishës ortodokse serbe te na kthehet  hija e Millosheviqit”, ka thënë Pireva

Policia e Kosovës ka rrethuar ambientin duke mos i lejuar studentët që t’i afrohen kishës që njihet si Kisha e Krishtit Shpëtimtar. /Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img