Lajme

Është rritur numri i pacientëve që vuajnë nga diabeti


Publikuar më:


mjeke-681x382

Gjatë vitit të kaluar, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar 789 pacientë me sëmundjen e diabetit.  kështu njofton Endokrinologia Venera Berisha – Muharremi, e cila thotë se kjo sëmundje është “diabeti është sëmundje në rritje” ndërsa Kosova ka numër të njejtë të pacientëve si në vendet e rajonit.

“Trajtimi i kësaj sëmundjeje bëhet me insulinë dhe jemi shumë të kënaqur me furnizim, pasi që tre vjetët e fundit jemi furnizuar me insulinë modern.  Për këtë vit, po planifikojmë ta rrisim mundësinë e përdorimit të insulinës modern në 70 për qind. Kërkesa jonë është që në listën esenciale të futen edhe insulina tjera, por edhe barna orale që kanë munguar deri tani”, thotë ajo.

Sëmundja e diabetit, e njohur edhe si sëmundja e sheqerit, është një çrregullim metabolik, që karakterizohet me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe që shoqërohet me çrregullime të metabolizmit të karbohidrateve, përkatësisht sheqernave, yndyrave dhe proteinave.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Imet Rrahmani, thotë se pavarësisht se nuk ka stastistika të sakta për sëmundjen, janë nxjerrë disa të dhëna për të prekurt me diabet e që trajtohen me insulinë, në mënyrë që furnizimi me këtë ilaç të jetë adekuat.

“Ne, si Ministri e Shëndetësisë, kemi evidentuar mbi 11 mijë njerëz që tashmë trajtohen me insulinë. Por, ky numër nuk është i saktë, pasi që çdo ditë mund të përditësohet. Ka edhe të tjerë që mjekohen me barna orale. Në tregun kosovar të farmaceutikës ka lloje të ndryshme të terapisë që e përmbush nevojën e pacientëve”, deklaron Rrahmani për Radio Evropa e Lirë.

Sipas ministrit Rrahmani, kërkesa e endokrinologëve për përditësimin e listës esenciale me barna për sëmundjen e diabetit, do të shqyrtohet dhe do të marrë përgjigje pozitive.

“Nga mjekë të këtij lëmi është kërkuar që në listë esenciale të futen edhe barna të tjera shtesë dhe ne do të mundohemi t’ju përgjigjemi pozitivisht. Sa i përket insulinës, kemi qenë kryesisht të furnizuar, derisa këtë vit herë – herë janë paraqitur probleme për shkak të tenderimit dhe procedurave të zgjatura”,thekson Rrahmani.

Për faktin që sëmundja e diabetit po shënon rritje në nivel botëror, Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas zyrtarit të saj në Kosovë, Sami Uka, bën thirrje për aksion global, për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje.

Comments
To Top