29,03,2024

Është mbajtur edicioni i shtatë i festivalit Ndërkombëtarë të Karikaturës

Must Read

Mbrëmë në Ferizaj është hapur edicioni i shtatë i festivalit Ndërkombëtarë të Karikaturës. Hapjen zyrtarë të këtij festivali e ka bërë drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani e cila e ka vlerësuar tejet lart këtë edicion. Ajo ka thënë se kjo është një mundësi shumë e mirë që të gjithë artdashësi po shohin këndvështrime të ndryshme artistike nga shumë vende të botës përmes karikaturës.

Me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar edhe Imri Musliu drejtor ekzekutiv i  shoqatës së karikaturistëve “Hithi”. Ai ka thënë se këto festivale tashme janë bërë tradicional dhe me ç’rast kanë bërë edhe përzgjedhjen e më të mirëve.

Nga kjo përzgjedhje “Hidhi i artë” i takoi Leonid Storozhuk mnga Ukrina, “Hithi i argjende” Armin Gandjeh nga Irani si dhe “Hithi i bronztë” Oleksy Kustovsky nga Ukraina.

Ndërkaq me çmime speciale janë shpërblyer edhe Dariush Mahrdrelan nga Irani, Haibat Ahmadi nga Irani, Javad  Abdelhoseini  poashtu nga Irani, Raed Khalil nga Syria si dhe Yingyjan Qi nga Kina.  

Ndërkaq me çmimin  i nderit në këtë edicion i takoi Lulejta Gornacit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img