19,03,2024

Ermira Topalli me kohë më të shpejtë edhe se meshkujt

Must Read

Në garën e disiplinës së auto sllallomit, e cila të dielën u zhvillua në Ferizaj, fituese në konkurrencën e femrave doli Ermira Topalli.
“Është mirë që gara përfundoi pa asnjë problem, sidomos nëse e marrim parasysh kohën me shi që ishte sot gjatë gjithë ditës. Gara ishte interesante, me rivalitet dhe atraktive për dashamirët e auto sportit, ndërsa unë jam e kënaqur me rezultatin e arritur. Besoj që edhe në garat e ardhshme do të vazhdoj me këtë ritëm”, ka thënë Ermira Topalli, e cila në garë u paraqit me Golf VIII.
Ajo deri te fitorja arriti me kohën 02:56.316 minuta, kohë kjo më e shpejta që u arrit të dielën, përfshirë edhe konkurrencën e meshkujve.
“Nuk kam hyrë në garë me ngarkesën se çfarë kohe do të arrij e aq më pak të krahasohem me meshkujt. Pas publikimit të rezultateve u pa që unë e kisha kohën më të shpejtë nga të gjithë pjesëmarrësit dhe ky fakt sigurisht që më motivon edhe më shumë për garat e ardhshme”, është shprehur Ermira pas fitores.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img