28,03,2024

Ermira Topalli konfirmohet kampione në auto sllallom

Must Read

Ermira Topalli e AK Ferizaj ka dëshmuar edhe njëherë se është e shkëlqyeshme në disiplinën e auto sllallomit. Ajo ka fituar edhe në garën e tretë për kampionatin e sivjetmë, e cila të dielën u mbajt në Ferizaj. Topalli me Golf V, shtegun e gjatë 1.5 kilometra, ajo e kaloi për kohën 03:02.460 minuta (përfshirë dy vozitjet) madje pa asnjë penallti.

“Edhe sot ishte një garë mjaft e mirë, me konkurrencë të fortë dhe numër të kënaqshëm të pjesëmarrësve. Jam e kënaqur me fitoren dhe me faktin se do të jem kampione e Kosovës në këtë disiplinë, ndërsa i inkurajoj edhe femrat tjera që në të ardhmen të marrin pjesë në numër sa më të madh dhe të dëshmojmë se edhe ne femrat dimë dhe mund të vozisim dhe të arrijmë rezultate të mira”, ka thënë Ermira pas fitores, e cila edhe ia siguroi titullin e kampionit në plasmanin përfundimtar.

Në pozitën e dytë në garën  e sotme u rendit Arjeta Rysha me Audi po ashtu e AK Ferizaj, ndërsa podiumi i fitueseve në plasmanin e përgjithshëm u plotësua me Qerime Rexhepin e Eurogoma RT, e cila garoi me Audi A3.

Në konkurrencën ekipore, AK Ferizaj u rendit në pozitën e parë me 40 pikë, para Eurogoma RT me 37.

Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1.Dorentina Qerimi (Opel Corsa – Eurogoma RT) 03:27.065
2.Luljeta Topalli (Skoda – Ferizaj) +16.603

Klasa 2 (1200-1600 ccm – Grupi 1)
1.Brunilda Tafili (Mercedes C – Eurogoma RT) 03:20.211
2.Kadishe Shabani (Ford Focus – Ferizaj) 03:23.185

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)
1.Ermira Topalli (Golf V – Ferizaj) 03:02.460
2.Qerime Rexhepi (Audi 3 – Eurogoma RT) +16.041
3.Pranvera Xhaferi (Golf VII – Eurogoma RT) +17.161

Klasa 4 (deri 1200 ccm – Grupi 2)
1.Arjeta Rysha (Audi – Ferizaj) 03:09.408
2.Violeta Nazifi (Mrcedes C – N/A) +12.851
3.Qerime Rexhepi (Audi 3 – Eurogoma RT) +16.041

Plasmani gjeneral:
1.Ermira Topalli (Golf V – Ferizaj) 03:02.460
2.Arjeta Rysha (Audi – Ferizaj) +06.948
3.Qerime Rexhepi (Audi A3 – Eurogoma RT) +16.041

Plasmani ekipor

1.AK Ferizaj 40 pikë
2.Eurogoma RT 37 pikë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img