28,03,2024

“Erdogan i përfshirë personalisht në shërimin e kosovarëve, të lënduar në Ferizaj”

Must Read

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan është përfshirë direkt në shërimin e të lënduarve në Ferizaj.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Falënderoj përzemërsisht presidentin e Turqisë, Erdoğan, këshilltarin e tij, Sabri Demiri dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, të cilët personalisht janë involvuar në këtë çështje”, ka shkruar ai në Facebook.



Postim i plotë:

Të gjithë të lënduarit rëndë në incidentin e Ferizajit po e marrin trajtimin e merituar dhe të shpejt. Kjo u bë e mundur fal intervenimit profesional të mjekëve tanë si dhe me mbështetjen dhe zemërgjerësinë e Presidentit të Turqisë e mikut të Kosovës, Recep Tayyip Erdoğan. Dy qyetarë të lënduar më rëndë kanë udhëtuar brenda 24 orësh drejt Turqisë, dhe të tjerët do të arrijnë shpejt. Falënderoj përzemërsisht presidentin e Turqisë, Erdoğan, këshilltarin e tij, Sabri Demiri dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, të cilët personalisht janë involvuar në këtë çështje.

Natyrisht, falënderim edhe për Ministrinë e Shëndetësisë për koordinimin e mirë, kryetarit Agim Aliu për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe të gjitha ekipeve mjekësore në nivel komunal dhe qëndror që bën gjithçka që ishte e mundur për të ofruar shërbime sa më të shpejta dhe profesionale. Shërim sa më të shpejtë për të lënduarit dhe urojë që të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre.  Faleminderit Turqi  


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img