Ferizaj

Enver Xhokli kthehet në shtëpi pas trajtimit në Austri


Publikuar më:


Enver Xhokli, i lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në restorantin ”Steak House” në Ferizaj, është kthyer në shtëpi pas trajtimit mjekësor që ka marrë në Austri.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Amrend Zemaj.

 “Me emocione, e pritëm në Aeroport ardhjen e Enver Xhoklit, të shëruar në Austri, i lën duar nga eksp lodimi në Ferizaj, në janar të këtij viti. Trajtimi i tij është bërë po ashtu në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë dhe përkrahjen e Kancelarit austriak, Sebastian Kurz”, ka shkruar Zemaj.

To Top