Lajme

Enver Hoxhaj i reagon ashpër Sergey Lavrovit


Publikuar më:


enver-hoxhaj-690x380

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergey Lavrov, i cili sot ka pritur në Moskë kryediplomatin serb Ivica Dacic. Atje, Lavrov ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës që po e saboton Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe ndërsa ka ka kritikuar edhe “shkeljen e të drejtave të serbëve në baza ditore”.

Ministria e Jashtme e Rusisë sot ka qenë aktive në rrjetet sociale derisa kryeqytetin rus e ka vizituar Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic. Në deklaratat në Twitter, Ministria e Jashtme e Rusisë ka kritikuar Kosovën se po e saboton Asociacionin e komunave me shumicë serbe ndërsa nuk kanë munguar as kritikat për të drejtat e serbëve të Kosovës, të cilat sipas Moskës shkelen në baza ditore.

Ndaj këtyre komenteve ka reaguar ish-Ministri Hoxhaj.

“I tmerruar me komentet nxitëse, ndërhyrëse, dhe të pavërteta të Lavrovit mbi Kosovën. Qëndrimet e Ministrit të Jashtëm rus janë të dëmshme për bashkëpunimin dhe dialogun rajonal” ka shkruarHoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.

Ndërkohë nuk kanë munguar as kritikat ndaj palës serbe.

“Serbia duhet të vendos nëse do t’i bashkëngjitet bashkësisë ndërkombëtare demokratike apo t’a përafrojë besnikërinë e saj ndaj Rusisë dhe shteteve jo-demokratike” ka shtuar Hoxhaj.

Comments
To Top