Lajme

Endrit Shala obligon pikat e derivateve që t’i shfaqin në tabela çmimet e larta të naftës


Publikuar më:


Ministri i Tregtisë, Endrit Shala, po vazhdon të mos shqetësohet për çmimin e lartë të naftës dhe benzinës, që po u shitet kosovarëve. 

Në krejt këtë gjendje, ai ka nxjerrë një vendim që urdhëron operatorët ekonomikë që shesin derivate që në çdo pikë shitëse të vendosin tabelat treguese të çmimit të këtyre produkteve. 

Kujtojmë se në Kosovë nafta dhe benzina po vazhdon të shitet me çmime shumë më të lartë se sa standardi i kosovarëve, përkundër se kudo në botë derivatet kanë pësuar rënien më të madhe në çmimin, në dy vitet e fundit. 

“Sot kam nxjerr një urdhëresë që obligon të gjithë operatorët ekonomik që ofrojnë shërbime të shitjes së produkteve të naftës që çdo pikë shitëse të vendosin tabelat treguese të çmimeve të produkteve të naftës (Nafta, Benzina dhe GLN). Tabelat treguese të çmimeve të produkteve të naftës duhet ta kenë të pasqyruar permanent çmimin e produktit dhe të vendosen para ose në hyrje të pikës-shitëse dhe të ketë dukshmëri të qartë dhe çmimet të jenë të lexueshme. Kjo urdhëresë është në vazhdën e mbrojtjes së konsumatorit dhe transparencës me çmime, që qytetari i Kosovës duhet të jetë i njoftuar gjithmonë para se të furnizohet me derivate. Ndër prioritetet e mia kryesore është mbrojtja e konsumatorit dhe ne po punojmë çdo ditë që të mbrojmë konsumatorin tonë, t’i rrimë afër duke i kontrolluar produktet për cilësinë e tyre në treg”, ka shkruar ministri Shala në Facebook. 

To Top