20,04,2024

Emrat e 79 Zëvendësministrave, i shkaktojnë zullum shtetit prej 2.5 milionë € në vit

Must Read

Gjithsej 79 zëvendësministra janë të emëruar aktualisht në Qeverinë Haradinaj. Vetëm një zëvendësministër i kushton shtetit 2 mijë e 750 euro në muaj, e 32 mijë e 520 euro në vit. Ndërkohë, që të gjithë zëvendësministrat bashkë e “tkurrin” buxhetin e shtetit më të varfër në rajon për 2 milionë e 569 mijë e 80 euro në vit, shkruan Gazeta Express.

‘Shqetësues’ dhe ‘të papranueshëm’ e quante Ramush Haradinaj, numrin e madh të Ministrive e të zëvendësministrave në Qeverinë Mustafa.

Kishte thënë se zvogëlimi i kabinetit qeveritar është domosdoshmëri, dhe se është e pakuptimtë që të ketë më shumë se një zëvendësministër nëpër Ministri.

“Rritja e pakuptimtë e shpenzimeve qeveritare po kalon në abuzim arrogant me pushtetin, vetëm për interesa të ngushta klienteliste”, kishte thënë Haradinaj, në postimin e tij të bërë më 16 dhjetor të vitit 2014’të.

Por, me të ardhur në pushtet, Kryeministri Ramush Haradinaj e rriti numrin e zëvendësministrave në rreth 80’të. Pothuajse secila Ministri, tash ka katër deri në gjashtë zëvendësministra.

Paga e një zëvendësministri është 1 mijë e 200 euro.

Përjashtim bëjnë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe e Integrimeve Evropiane, të cilat kanë mbetur me vetëm nga një.

Në Zyrën e Kryeministrit i kanë thënë Gazetës Express se aktualisht në Qeverinë Haradinaj janë të emëruar 79 zëvendësministra, për të cilët shteti harxhon me miliona euro në vit.

Numri i madh i tyre përveç që është vlerësuar si i panevojshëm nga monitorues të ekzekutivit, i kushton Kosovës edhe në aspektin financiar.

Një zëvendësministër i kushton buxhetit të shtetit për një muaj 2 mijë e 710 euro, derisa për një vit 32 mijë e 520 euro.

Vetëm një zëvendësministër i kushton buxhetit 2 mijë e 710 euro në muaj, e 32 mijë e 520 euro në vit. Ndërkohë, që gjithë zëvendësministrat bashkë i shpenzojnë shtetit 2 milionë e 569 mijë e 80 euro në vit.

Përveç pagës, pozita e zëvendësministrit atyre u ka siguruar shumë beneficione të tjera. Ata marrin para nga buxheti i shtetit edhe për ushqim, derivate, telefona.

Vetëm për telefonat e zëvendësministrave ishin paraparë të shpenzoheshin 63 mijë euro. Gjithë kjo ngase secili zëvendësministër me tu emëruar në këtë pozitë ka të drejtë që të blejë një telefon në vlerë deri në 800 euro, ndonëse nuk ka ndonjë të dhënë se sa prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë benefit.

Secili zëvendësministër sapo te emërohet në pozitë të tillë ka të drejtë që të blejë një telefon të dorës në vlerë rreth 800 euro. Një zëvendësministër mund të bëjë thirrje me telefon për një muaj në vlerë deri një 150 euro, si dhe me telefon nga zyra deri në 100 euro.

Me këtë telefon ata mund të bëjnë thirrje në vlerë deri në 150 euro në muaj, dhe thirrje deri në 100 euro me telefon të zyrës.

Ndërsa për ushqimin dhe pijet e tyre, ata mund të shpenzojnë rreth 16 mijë euro në muaj, përkatësisht secili nga 200 euro.Derisa nuk kanë asnjë limit se sa mund të shpenzojnë për karburante me vetura zyrtare, por mesatarja është 200 euro në muaj.

Deri në 200 euro ata mund të shpenzojnë para për pije dhe ushqim. Nuk ka asnjë limit se sa mund të shpenzojnë karburante me vetura zyrtare, por mesatarja është 200 euro në muaj.

Shpenzimet e zëvendësministrave nuk mbarojnë këtu. Ata kanë të drejtë që të kenë edhe një asistentë dhe një vozitës. Paga e asistentit të zëvendësministrit është 419 euro, ndërsa paga e shoferit është 441 euro.

Paga e asistentit të zëvendësministrit është 419 euro, ndërsa paga e shoferit është 441 euro.

Një zëvendësministër ka po ashtu në dispozicion 3 mijë euro për udhëtime jashtë vendit, si dhe gëzon të drejtën e marrjes së 70 për qind të pagës për gjashtë muaj pasi të largohet nga puna.

Gazeta Express ua sjell të plotë listën e zëvendësministrave dhe Ministritë përkatëse në të cilat ata ushtrojnë pozitën e zëvendësministrit

Zëvendësministrat e emëruar të Qeverisë së Republikës së Kosovës (79)<

MFSK – Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës

1.      z. Burim Ramadani ,

2.      z. Agim Çeku

MMPH –Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor , 

1.      z. Aleksander Spasić,

2.      z. Kurtan Kajtazi ,

3.      z. Bashkim Musliu

4.      z. Besim Demi

5.      znj. Milena Zdravkovic

6.      z. Gjergj Beka

MZHE – Ministria e Zhvillimit Ekonomik

1.      z . Hamza Balje

2.      z. Usmen Baldzi

3.      z. Xhavit Zariqi

4.      z. Gani Koci

5.      z. Sami Zeka

MPMS- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

1.      z. Çerkin Dugolli

2.      z. Vesel Makolli,

3.      z. Lulzim Leci

4.      z. Miloš Perovič ,

5.      z. Besart Jashari ,

6.      z. Abdyl Ymeri

MASHT- Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë

1.      z. Heset Sahiti,

2.      z. Arbër Geci ,

3.      z.Bajrush Sezairi ,

4.      z. Artan Berisha

5.      z. Azem Guri

6.      z. Muhamet Kelmendi

MF – Ministria e Financave

1.      z. Fatmir Gashi,

2.      z. Bojan Stojanović,

3.      z. Mustafa Graica

4.      z. Hyzer Gashi

MeD dhe IS – Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike

1.      z. Çerim Bajrami,

2.      z. Faruk Nura

3.      z.Arian Daci,

4.      z. Afrim Bekteshi

5.      z.Isni Kilaj

MTI – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

1.      znj. Arbëresha Krasniqi,

2.      z.Fadil Arifi

3.      z.Bekim Jupa

MD – Ministria e Drejtësisë

1.      znj. Vesna Mikič

2.      z.Naim Qelaj

3.      z.Fadil Nura

MPB- Ministria e Punëve të Brendshme

1.      z. Milan Radojevič,

2.      z. Izmi Zeka ,

3.      z. Abduselam Shkodra

4.      z. Isa Xhemajlaj

5.      z.Ekrem Mustafa

MPJ – Ministria e Punëve të Jashtme

1.      znj. Rejhane Vuniqi ,

2.      z. Besnik Hoti,

3.      z. Anton Berisha

MBPZHR – Ministria e Bujqësis Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

1.      z. Vesel Krasniqi,

2.      z. Jeton Emini,

3.      z. Shukri Maxhuni

4.      z.Muvledin Krasniqi

MAPL – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

1.      z. Bashkim Krasniqi

2.      z.Beqir Fejzullahu

MKRS – Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

1.      znj. Burbuqe Bakija Deva

2.      z. Resul Makreshi,

3.      z. Boban Stanković ,

4.      z. Rexhep Mazrreku

5.      z.Arhim Ajazi

6.      znj.Leonora Morina-Bunjaku

MZHR – Ministria e Zhvillimit Rajonal

1.      znj. Magbule Shkodra

2.      z. Esat Raci

MSH – Ministria e Shëndetësisë

1.      z. Ali Berisha,

2.      z. Agim Çaka

3.      z. Granit Abdullahu

4.      z. Rrustem Musa

MKK – Ministria për Komunitete dhe Kthim

1.      z.  Naser Meta ,

2.      z.  Qazim Rrahmani

3.      z.  Milazim Gashi

4.      z. Florent Hoxha

MIN-Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

1.z. Bujar Cakolli

MI-Ministrin e Infrastrukturës

1. z. Rexhep Kadriu

2. z. Idriz Selimaj

3. z. Femi Mujota

MAP- Ministria e Administratës Publike

1.z.Sami Hajdari

2. z..Hajredin Hyseni

3.z. Bujar Nerjova

MIE- Ministria e Integrimit Evropian

1.z. Lirak  Çelaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img