27,04,2024

Emin Beqiri zyrtarisht merr detytën e Drejtorit të Policisë Rajonale në Ferizaj

Must Read

Në zyrat e Policisë Rajonale  në Ferizaj është bërë pranim dorëzimi i detyrës së komandës  rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Me këtë rast   ish Drejtori i DRP në Ferizaj, Gazmend Hoxha, solemnisht i ka dorëzuar pozitën  Drejtorit të sapo emëruar, kolonel Emin Beqirit.

Ish Drejtori i policisë, Gazmend  Hoxha ka falënderuar  personelin e ploicisë rajonale për bashkëpunim,  gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për krijimin e një mesi më të sigurt për qytetarët.  Hoxha ka falënderuar institucionet komunale, Mediet, OJQ-të  dhe të gjitha organizatat në rajonin e Ferizajt për bashkëpunim.

Hoxha  pas lirimit të pozitës së Drejtorit Rajonal  është transferuar në Prishtinë.

Në anën tjetër  Drejtori i sapo emëruar  Emin Beqiri me të pranuar detyrën e re  ka thënë se do të vazhadoj që të ruaj imazhin e mirë të policisë të krijuar në Ferizaj.

“Ndihem i privilegjuar që jamë emëruar drejtor në Policinë Rajonale   të Ferizajt dhe besoj që do të vazhdojmë bashkëpunimin  me të gjitha strukturat  për mbajtjen e një mjedisi të sigurt. Besoj  që  edhe me kolonel Gazmend Hoxha do të vazhdojmë bashkepunimin   por edhe të kemi  përkrahje nga pozita  ku ai po dërgohet . Me një staf çfar ka DRP në Ferizaj besojë  që do ti arrijmë objektivat dhe ti kryejm detyrat  që na obligon puna dhe profesioni  ynë” ka thënë Beqiri.

Në Drejtorinë e Ferizajt u bë e ditur se ka pasur edhe lëvizje tjera në stafin menagjerial të policisë. Edhe zëvendes drejtori i policisë Basri Shabani tani e tutje do të transferohet në Prishtinë  e në vend të tijë është emëruar  Faton Pllana.

Ndërsa nga Administra, për në Prishtinë është transefur Luljeta Limani   e në  këtë pozitë është emëruar  Xhavit Xhokli.

U bë e ditur se ndryshime janë bërë edhe në struktura tjera brenda Drejtorisë Rajonale të Policisë së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img