Ferizaj

Elton Tahiri, edhe pse e gjithë familja merret me muzikë zgjedh atë që e bënë më së miri, futbollin


Publikuar më:


Elton Tahir, djali I këngëtarit ferizajas Labinot Tahiri si duket ka thyer një traditë të  trashëgimisë. Jemi mësuar që zakonisht të shohim të bëhen këngëtar gati të gjithë fëmijtë e  këngëtarëve të Estradës  Kosovare.

Por  Elton  Tahiri është përcaktuar për diçka tjetër, që nuk ka të bëjnë me muzikën. Eltoni ka zgjedhur atë që më së shumti i fle për zemër dhe që di ta bëjë më së miri, futbollin.

Eltoni është lojtarë i ekipit ferizajas KF Ferizaj, por kohëve të fundit   ka filluar trajnimet në  AFF-Qendrën Sportive Trajnuese  në Prishtinë.   

Kjo qendër zakonisht ka angazhuar talentët të cilët kanë vazhduar në arenën ndërkombëtare.

Angazhimin e Eltonit dhe për talentin e tijë ka folur edhe trajner  Hivzi Ahmeti, i cili ka thënë   se me talentin që ka Eltoni së shpejti do ta shohim në arenën ndërkombëtare.

“Elton Tahirit i dëshirojmë mirëseardhje në qendrën më të madhe sportive në Kosovë “AFF”.

Përgatitjet për Eltonin kanë filluar, arenat ndërkombëtare po e presin talentin e qendrës sonë ashtu si shumë e shumë të tjerë që ëndrrat u janë bërë realitet!” ka thënë  Hivzi Ahmeti.

To Top