06,07,2025

Elmi Reçica: PDK nuk ka votë për Vjosa Osmanin

Must Read

U.d i detyrës  së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi dje se Partia demokratike  e Kosovës nuk ka votë  për Vjosa Osmanin për Presidente.

Të njëjtin qëndrim e ka edhe  deputeti Elmi Reçica

Reçica theksoi se ai mban të njëjtin qëndrim që është vendosur në Këshillin Drejtues të partisë.

“PDK-ja e ka një qëndrim, Këshilli Drejtues e ka marrë një vendim dhe e ka votuar, e ka prezantuar kryetari në detyrë i partisë, zoti Hoxhaj që PDK-ja nuk voton Presidente partiake. Patjetër që edhe unë ndaj të njëjtin qëndrim ” ka thënë Reçica.

UD i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj realizoi ditë më parë një takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe kandidaten për Presidente Vjosa Osmani, takim nga i cili nuk pati asnjë rezultat.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës nuk mori një rezultat të mirë duke u renditur subjekti i dytë politik me 148285 vota apo 17 % që përkthehet në 19 deputetë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img