20,04,2024

Eliminohet deponia ilegale e mbeturinave në Gurëz

Must Read

Se qeverisja lokale është e përkushtuar në mbrojtjen e mjedisit, tregojnë shembujt e përditshëm të aksioneve në mbrojtje të mjedisit.

Një deponi ilegale me mbeturina me shtrirje të gjerë është eliminuar këto ditë nga punëtorët e Kompanisë “Pastërtia” dhe Ndërmarrjes “Ambienti”.

Kjo deponi me mbetje inerte, amvisërie, të ngurta dhe të tjera e lokalizuar në fshatin Gurëz dhe Rakaj, ishte edhe pjesë e raportimeve mediale dhe pakënaqësisë së banorëve të kësaj zone.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, përmes punonjësve të palodhshëm të ndërmarrjeve publike të lartcekura, me makineri të rëndë, ka intervenuar menjëherë në eliminimin e kësaj deponie e cila shkaktonte përveç dëm mjedisor edhe vështirësi e burim infeksioni për banorët që qarkullojnë çdo ditë në këtë rrip tokësor.

Për këtë, kërkohet ndërgjegjësimi i qytetarëve që të ruhet mjedisi, të mos shkaktohet ndotje në zonat periferike dhe zonën qendër si dhe zbatimi rigoroz i gjobave mandatore të cilat po zbatohen nga autoritetet lokale ndaj të gjithë ndotësve të mjedisit.

Komuna e Ferizajt, fton gjithë qytetarët që të denoncojnë rastet e tilla pranë autoriteteve, me qëllim që të merren masat konform ligjit për ndotësit si dhe të mirëmbahen hapësirat tona të përbashkëta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img