Ferizaj

Ekzekutohen pagat për mësimdhënësit


Publikuar më:


Të premten pasdite janë ekzekutuar pagat e muajit shtator për të punësuarit në sektorin e arsimit.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Po, janë ekzekutuar pagat”, ka thënë shkurt ai.

Se pagat do të ekzekutohen gjatë ditës ka njoftuar edhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

“MFPT njofton që marrë parasysh miratimin e kalendarit të ri mësimor nga MASHTI që parasheh zëvendësimin e orëve të muajit Shtator, ka kërkuar edhe njëherë nga Organizatat Buxhetore (OB) që të rikonfirmojnë listat e pagave, duke ua rikujtuar obligimet ligjore që kanë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva.

OB-të duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, përndryshe duhet të veprojnë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva. Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave”, u tha në njoftimin për media. 

To Top