23,04,2024

Ekspertet ndërkombëtar të drogave arrijnë në Kosovë

Must Read
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional i Strategjisë Kundër Narkotikeve, z. Nehat Mustafa, pasi i uroi mirëseardhje të pranishmëve, vuri në dukje legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës dhe funksionalizimin me aktivitete të përditshme të Strategjisë Kundër Drogave.

“Republika e Kosovës i shtet i ri ka shumë nevojë që të avancoj edhe më tej në ruajtjen  dhe shkatërrimin e drogave, por jam i bindur që me përkushtimin e institucioneve tona do të avancojë në këtë proces. Gjatë qëndrimit tuaj do të njoftoheni në detaje se si ruhen drogat në Kosovë”, theksoi zëvendësministri Mustafa.

Ndërsa kolonel Agron Neza nga Policia e Kosovës, tha se Policia e Kosovës është implementuese e aktiviteteve që dalin nga strategjia kombëtare në koordinim me MPB-në. Ai tha se Policia e Kosovës  luan rol  kyç në sekuestrimin, ruajtjen dhe shkatërrimin e narkotikëve. Po ashtu ai i njoftoi se Ambasada Amerikane ka investuar në ndërtimin e një dhome për ruajtën e narkotikëve në Policinë e Kosovës.

Ndërsa përfaqësuesit e TAIEX-it, ekspertët z. Andrea Volpato(Çështjet Rregullative/ligjore dhe Shëndetësi, Siguria dhe Menaxhimi i Mjedisit) dhe z. Olivier Lessire (Komisionari i policisë në Policinë Federale belge, Njësia Qendrore e drogës,), thanë se janë në Kosovë për të parë se a po implementohet strategjia kundër  narkotikëve dhe se si funksion ana ligjore në Kosovë dhe për çfarëdo nevoje ata do të ndihmojnë në këtë proces.

Qëllimi i misionit të ekspertëve është që të bëjë një analizë dhe të japë rekomandime për trajtim të sigurt, ruajtjen dhe shkatërrim të drogave të konfiskuara në Kosovë në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Në kontekstin e marrëdhënieve të BE-së, drogat e konfiskuara në Kosovë duhet të trajtohen në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin e BE-së për prekursorët e drogës, mbetjeve dhe emisioneve. Edhe pse tema është lidhur me mjedisin, ekziston një lidhje e fortë në luftën kundër krimit të organizuar, lirisë, sigurisë dhe drejtësisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img