20,04,2024

Ekonomistët: Vendimi për taksën duhet të jetë afatgjatë, nuk ndikon në ekonominë e Kosovës

Must Read

Para dy ditësh Qeveria e Kosovës ka marr vendim që kundrejt produkteve serbe të vendoset taksa prej 100%. Ky vendim është marr me shumicë votash, duke bërë që nga 10% sa ishte taksa të rritej në 100%.

Ky hapë i ndërmarr nga qeveria, është pritur mirë nga i gjithë spektri politik dhe qytetarët e Kosovës, por jo edhe aq mirë nga fqinjët serb të cilët po vazhdojnë të bëjnë apel që kjo taks të hiqet. E një reagim të ngjashëm e kanë shpërfaqur edhe ndërkombëtarët, disa prej të cilëve janë takuar me krerët kosovar duke kërkuar që kjo taks të hiqet.

Ekonomisti kosovar, Lulzim Beqiri për Indeksonline ka thënë se shteti i Kosovës nuk duhet të lëkundet nga ky vendim kurse sa i përket dëmeve që mund t’i shkaktoj, Beqiri ka konsideruar se Kosova nuk ka çka të humb më shumë.

Beqiri ka thënë se ky vendim mund të jetë i diskutueshëm për sa i përket shkeljeve të mundshme në marrëveshjet si ajo e CEFTA-s, por nga aspekti i ofensivës së shtetit serb kjo masë ka qenë e domosdoshme.

“Vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për taksen ndaj produkteve serbe është vendim goxha i diskutueshëm sa i përket shkeljeve ndërkombëtare të marrëveshjeve siç mund të jetë CEFTA, mirëpo shikuar nga aspekti i ofensivës së shtetit serb mendoj se kjo masë është e domosdoshme, gjithashtu i bëjë thirrje Qeverisë të rrisë gamen e ndalesave si masë reciprociteti ndaj marrëveshjeve e të cilat i shkel Serbia çdo ditë, mendoj se Kosova do të ketë vështirësi si fillim, mirëpo do të kaloj duke zgjedhur edhe partner të ri tregtar, ajo çka unë thërrasë Qeverinë është se duhet të mbështet sektorin e prodhimit, si parandalues i rritjes së çmimeve që prek konsumatorin e varfër kosovar” ka thënë ai.

Ai ka konsideruar se ky vendim do të jetë afatgjatë për aq kohë sa Serbia të reflektoj, kurse ka kërkuar nga konsumatorët që të mbështesin produktet vendore.

“Masa e taksës mendoj se do të jetë afatgjate pavarësisht presionit nga BE, mirëpo po vërehet se kjo masë do të jetë në fuqi për aq kohë sa të reflektoj shteti serb , Republika e Kosovës tashmë nuk ka çka humb më shumë, andaj shpresoj edhe në një mobilizim gjithë popullor në mbështetje të prodhimeve vendore dhe ta tejkalojmë edhe këtë situatë pothuajse emergjente” ka thënë Beqiri për Indeksonline.

Kurse mendimit që taksa nuk e dëmton tregun kosovar i është bashkangjitur edhe Profesori i ekonomisë, Naim Gashi në fjalën e tij për Indeksonline.

Ai ka theksuar se pret presion nga partnerët ndërkombëtar në raport me Kosovën, por sipas tij bizneset dhe tregtarët nuk i dëmton vendosja e kësaj takse.

“Sa i përket pasojave unë pres një presion të partnerëve ndërkombëtarë në raport me Kosovën, ndërsa sa i përket ndikimit të këtij vendimi në treg, besoj që është i papërfillshëm, pasi që vetëm 14% e importit në Kosovë vjen nga Serbia. Tregtarët kosovarë kanë me dhjetëra alternativa të furnizimit të tregjeve, kryesisht duhet të orientohemi në tregjet e BE-së” është shprehur Gashi.

Profesori i ekonomisë Gashi ka thënë se këtë vendim e sheh si reciprocitet për shkak se shtetet si Serbia dhe Bosnja kanë bërë shkelje të vazhdueshme të CEFTA-s, duke e dëmtuar kështu edhe Kosovën.

“Çdo prodhim i Kosovës që provon të eksportohet në Serbi duhet të bëjë një rivlerësim të malit sepse Serbia nuk i njeh institucionet tona shtetërore që bëjnë kontrollin e produkteve. Serbia prej vitesh ka bllokuar transportin tranzit të mallrave të Kosovës që kanë destinacion tregun e Bashkimit Evropian dhe fatkeqësisht asnjëherë nuk ka reaguar Brukseli zyrtar. Bizneset nga Serbia kanë përfituar mbi 100 kontrata publike në Kosovë, disa prej tyre shuma tepër të mëdha në Korporatën Energjetike të Kosovës, ndërsa kompanitë kosovare as që kanë të drejtë të marrin pjesë në prokurimet publike në Serbi, për shkak se nuk njihen certifikatat dhe dëshmitë tjera të biznesit” u shpreh Gashi.

Po ashtu, sipas Gashit në këtë taks kanë ndikuar edhe mos zbatimi i marrëveshjeve tjera politike të arritura nga Bruksel.

“Serbia ka shkelur edhe 33 marrëveshja të nënshkruara në Bruksel me Kosovës, sikur ajo ta zëmë për pikat e integruara kufitare, ku Bashkimi Evropian ka shpenzuar miliona euro dhe ato nuk janë funksionale për shkak të refuzimit të Beogradit që ta zbatojë marrëveshjen” ka thënë ai.

Rikujtojmë, që menjëherë pas vendosjes së taksës prej 100% për produktet serbe ka reaguar edhe shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini. Ajo ka dënuar veprimin e Prishtinës dhe ka kërkuar që ky vendim të tërhiqet.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në 100 % është një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës”, thuhet në reagimin e Mogherinit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img