Editorial

Efektet e pandemisë Covid-19 në Bizneset e Vogla në Kosovë


Publikuar më:


Nga:Bekim Syla

Shkruan: Bekim SylaKosova si asnjëherë më parë është përballur me pandemin Covid-19, e cila përveq efekteve shëndetësore me sëmundje dhe pamundësi të përgjigjes së duhur ndaj të të sëmuarve, duhet të shoh me urgjencë efektet ekonomike në bizneset private të Kosovës.Edhe pse Qeveria, me masat stimuluese për bizneset që të tejkalojnë me lehtë pasojat ekonomike të pandemisë, një gjë shumë e vlefshme është lënë anash me ose padije e cila nëse nuk do rrënoj në përgjithësi do gerryej dhe do lej vrragë të pashlyeshme për biznesin Kosovar, ku më të prekurat nga kjo situatë është padyshim indeksi social i ndermarrësve privat Kosovar.

Operimi i një biznesi nuk mund të parashikohet pa ndërlidhjen zingjirore të furnitorve dhe bleresve për një biznes, duke parë nga ky aspekt si dhe fuqia prodhuese e ndërmarrësve Kosovar vë në pikëpyetje rimëkëmbjen nga pandemia dhe shumë biznese Kosovare do kenë të pamundur të shlyejne borgjet dhe të mbledhin ato.Andaj, me theks të veqant mundësia e pagesës së borgjeve do ndikoj në indeksin social të ndërmarrësve dhe bizneseve familjare në Kosovë.

Në një situatë të tillë kur biznesi nuk do ketë të mundur të mbledh borgjet, për të paguar borgjet ndaj furnitorve me padyshim se do shfaqet tensioni dhe presioni e në bazë të mundësis likuide të tyre dhe indeksi social do evuloj deri në atë masë sa do humbet arsyeshmëria e veprimeve nën presion të borgjit.Në anën tjetër, masat qeveritare për shtyerjen e borgjeve kanë si destinim obligimin në raport me institucionet publike dhe obligimet ndaj shtetit e cila në shumicën e bizneseve do jetë e pamjaftueshme, sepse duke ditur shkallën e informalitetit institucionet publike do kenë për bazë deklarimet e fundit të biznesit dhe jo shkallen aktuale operative të tyre e cila në bazë të disa parashikimeve arrin kuoten e 37.63 % (e pranuar nga ATK) të qarkullimit në total, dhe mbulueshmëria e masave mbrojtëse të qeverisë kur të ketë arritur kuotën e lartëpërmendur do jetë e pamjaftueshme për të riparaur dëmin e shkaktuar, në parim masa do mbuloj pagesën e qeras e cila në mbi 52.35% ( studime të pavarura) është e nën-deklaruar, formë në të cilën bizneset i kanë anashkaluar deklarimin optimal për tatimin në qera, shih për këtë në start nuk do të thotë që masa e ka efektin e plotë, e kur biznesi nuk mundet të paguaj punëtorët padeklaruar dhe qeran e padeklaruar shfaqet efekti i pamundësisë për pagesen e qeras dhe punëtorët, dhe nga ky efekt zingjiror preken punëmarrësit dhe qeradhënësit të cilët me padyshim do shtrojnë kërkesën e arkëtimit të borgjit e njëkohësisht zvogëlimin e mundësisë financiare të biznesit të përballoj situatën e krijuar.

Për momentumin e keq shprehen edhe ndërmarrësit të cilët pohojnë se tani më ata po gjendeshin në një situatë të vështirësuar financiare për shkak të kohës kur qarkullimi i tyre është në minimal, e disa prej tyre kishin kontraktuar mallrat dhe pregaditjet për te filluar sezonin, kur kësaj i shtohet edhe pamundësia e ardhjes së diasporës, biznesi Kosovar do përballet me një recesion të pashmangshëm e cila më së shumti do afektoj biznesin e mesëm dhe të vogël e cila përfshin mbi 78% të bizneseve private në Kosovë.

Duke parë përfshirjen kaq të gjerë dhe mundësin e përballjes duhet me urgjencë të ngrihet fondi për ndihmë të bizneseve për shlyerjen e borgjeve dhe ngritjen e një trupe kombëtare për vlerësimin e dëmit përderisa nuk është bërë vonë, sepse nëse ndërmarrësi Kosovar humb vendin e tij në shoqëri efekti është pariparueshëm edhe nëse në një kohë tjetër merren përsipër të gjitha obligimet e tij,

andaj, duhet vepruar të parandalojmë një dëm të pakrahasueshëm social dhe të ndërmarrim hapa konkret për zgjidhjen e këtij problemi sa nuk është bëre vonë.Nëanën tjetër, Kosova ka mjaft kuadër të vlefshëm për të vlerësuar dhe konkluduar se cilat masa janë më efektive, por’se tani vie në shprehje pozicionimi partiak i personave në Oda apo Asociacione të pavaraura dhe egoja e tyre për të bashkëpunuar që të dilet nga ky kaos social i biznesit Kosovar, e cila në të kaluarën kurr nuk është marr seriozisht nga akteret si politikbërës poashtu edhe përfaqësues të vet bizneseve Kosovare.

Uroj që ky shkrim të mirret parasysh dhe vetëdijësimi i secilit ekspert në fushën e vet të punojmë për të kapërcyer këtë situate dhe secili të ndikoj pozitivisht që të kalojmë sa më lehtë këtë sfidë e cila ka kapluar Botën.

( Autori është PHD në Shkencat Organizative Menaxheriale – Biznesi i vogël)

To Top