23,04,2024

Edhe një zjarr, kësaj radhe në qendër të Ferizajt

Must Read

Në orët e mëngjesit, aty rreth orës 8:00  zjarri ka kapluar një “trafikë” e cila gjendej  në hyrje të nënkalimit në Ferizaj.

Shkaqet e këtij zjarri end nuk dihen por kjo  ka shqetësuar qytetarët të cilën  në këtë kohë  janë të shumtë në këtë pjesë pasi  fillon edhe orari i punës si dhe orari i mësimit për nxënës.

Kjo është një arsye më shumë që në qytetin e Ferizajt, këto zjarre të merren më seriozisht dhe të merren masa ndaj shkaktarëve të këtyre zjarreve.

Në Ferizaj  nesër pritet të mbahet edhe  mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e në të cilën është paralajmëruar se do të marrë pjesë edhe Ministri  i Brendshëm, Ekrem Mustafa.

Ditë më parë nga një zjarr i tillë pësoi edhe  fabrika për prodhimin e Vaskave “Hana-Tex” në qytezën e Shtimes.

Pritet që një prej temave të sigurisë  të  jenë  edhe zjarret.

Pavarësisht se këto zjare a u shkaktuan  me qëllim apo nga pakujdesia  dikush duhet  të marrë përgjegjësinë dhe  qytetarëve tu ofrohet siguri.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img