26,04,2024

Edhe një mbështetje e fuqishme nga Bundestagu gjerman për deputeten Saranda Musliu

Must Read

Saranda Musliu: Mbështetja e radhës nga Bundestagu gjerman tepër domethënëse për mua

Është i rrallë fakti kur politikanët kosovarë gëzojnë mbështetje personale nga përfaqësuesit politikë , por deputetja ferizajase Saranda Musliu tashmë i ka tejkaluar këto barriera.

Ajo sot në rrjetet sociale ka publikuar shkrime e mesazhe interesante për inkuarimin që po merr si kandidate për deputete nga radhët e LDK-së.

“Mbështetja e radhës nga Bundestagu gjerman tepër domethënëse për mua😊

Miku im Erich Irlstorfer nga Bundestagu gjerman më ofroi një mbështetje të fuqishme për mandatin e ri legjislativ, përmes një bisede që patëm në platformat elektronike.

Ai në një postim në gjuhën gjermane ka thënë uruar fat e suksese për zhillimet tona politike dhe për mua personalisht. ✌️🇽🇰

Kurse unë dua të shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë mbështetësit e mi brenda dhe jashtë kufijve.

Faleminderit nga zemra për të gjithë miqtë e mi gjerman dhe të kombësive të tjera.🙏

Po e sjell më poshtë si të përkthyer shkrimin e tij, sepse ai ka shkruar vetëm në gjuhën gjermane.🇩🇪

“Në fillim të javës, pata kënaqësinë e madhe të shkëmbeja ide me Saranda Musliu, anëtare dhe kandidate e LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës), për bashkëpunimin gjermano-kosovar.  Fokusi ishte në çështjet shëndetësore dhe ekonomike, por edhe pyetje më specifike në lidhje me perspektivën e brezit të ri, stabilitetin e Kosovës dhe zgjedhjet parlamentare atje më 14 shkurt 2021.

Falënderoj shumë zonjën Musliu për shkëmbimin interesant dhe i urova të gjitha të mirat, fat të mirë dhe bekimet e Zotit për zgjedhjet e ardhshme.  Sapo të kemi një situatë më të qetë nga pandemia, ajo sigurisht që është shumë e mirëpritur në Bavari. 

Vetëm përmes multilateralizmit dhe shkëmbimit të ndërsjellë mund të përmbushim sfidat e mëdha të kohës sonë.

LDK 132 ✅

Saranda Musliu 30✅

Shteti .Shtet” ka shkruar deputetja Musliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img