26,04,2024

Edhe një ditë mundësi aplikimi në „Promovimi i punësimit të të rinjve në Kosovë“(YEPiK)

Must Read

Ka mbetur edhe një ditë deri te mbyllja e afatit për aplikim për trajnimet të cilat ofrohen  nga projekti i GIZ „Promovimi i punësimit të të rinjve në Kosovë“(YEPiK) në bashkëpunim me  Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Trajnimet do realizohen nga ekspertë nga Gjermania.

Prandaj, të gjithë të rinjtë e interesuar të moshave 18-30 vjeç, që janë të regjistruar në Zyrat e Punësimit nga Ferizaj (Hani i Elezit, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë); Gjakovë, (Deçan, Junik, Malishevë); Mitrovicë (Vushtrri dhe Skënderaj):

Afati për aplikim: 17 – 31 gusht 2016, ora 17:00. Krijoje vetë mundësinë për të korrur sukses! Apliko tani.

1. Për Trajnimin në IT – Apliko online duke plotësuar Formularin për Aplikim në këtë link.https://de.surveymonkey.com/r/VTWYVXL
2. Për Trajnim në “Soft Skills” – Dërgo një kërkesë në YEPIKapplication@giz.de ose në https://www.facebook.com/YEPiKosovo, me subjektin “Kërkesë për Aplikim -Shkathtësitë e buta”
3. Për Akademia e Ndërmarrësisë – Apliko online duke plotësuar Formularin për Aplikim në këtë link https://www.surveymonkey.com/r/8PS56KP

Kur do të mbahen trajnimet?

1. Trajnimi për IT, do të mbahet nga 19 Shtator deri më 23 Shtator 2016 . Thirrja për aplikim është e hapur nga 17 Gushti deri më 31 Gusht 2016.
2. Akademia e Ndërmarrësis, do të mbahet nga 13 Tetor deri më datën 21 Tetor 2016. Thirrja për aplikim është e hapur nga 17 Gushti deri më 1 Shtator.
3. Trajnimi per Shkathtësi të Buta, do të mbahet nga 24 deri më 28 Tetor 2016. Thirrja për aplikim është e hapur nga 17 Gushti deri më 31 Gusht 2016.

Më shumë informata për trajnimet dhe kriteret mund të gjeni në faqen tonë të Facebook-ut mund të gjeni më shumë informacione të detajuara rreth trajnimeve: https://www.facebook.com/YEPiKosovo.

Ne ju inkurajojmë që të mobilizoni përmes rrjeteve tuaja sociale dhe formave tjera që sa më shumë të rinj të aplikojnë.

 

https://de.surveymonkey.com/r/VTWYVXL

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img