27,04,2024

Edhe në vitin 2017 s’do të ketë fond për punëtorët shëndetësor, të punësuar përmes Caritas Kosovës

Must Read

Vërtetë nuk di si ta quaj këtë veprim të kryetarit të komunës, z. Svarqa.

Janë afër 130 mjekë, infermierë e punëtorë tjerë shëndetësor që janë punësuar përmes një marrëveshje të obligueshme, në mes komunës së Ferizajt, Caritas Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Mirëqenies sociale të cilët është dashur të trajtohen me buxhetin e vitit të ardhshëm, 2017.

Duhen mbi 440 mijë euro për t’i paguar këto paga.

Përgjigja e tij në mbledhjen e Kuvendit se këto para do t’i sigurojë nga kursimet është një papërgjegjësi e madhe karshi pozitës që ka si kryetar komune.

Janë ndarë mbi 2.9 milion euro për mallra dhe shërbime kurse për këtë kontratë s’ka ndarë asnjë cent.

Madje, për shërbime kontraktuese tjera (kodi 13460) ka ndarë afër 560 mijë euro ndërsa për mjekët asnjë cent.
Ka destinuar edhe shumë mjete të tjera, për shumë projekte të parëndësishme, ndërsa për infermierët asnjë cent.

A është kjo edhe një papërgjegjësi e Kryetarit,
A është një mashtrim i tij i zakonshëm,
A është një injorancë ndaj institucioneve,
A është një kërcënim për bindje,
A është një shantazh për përulje,
A është një dhunë psikologjike e shpirtërore,
A është një nënҫmim profesional,
A është një fyerje ndaj vetë humanës dhe Caritas Kosovës –
këtë nuk po e di.

E vërteta është se ai po e trajton këtë kategori sipas tekeve të tij dhe jo sipas obligimeve ligjore dhe kontraktuale që i ka ndaj tyre.

Mbase kjo është fytyra e vërtetë e tij!

Lulzim Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img