24,04,2024

Edhe Lipjani bëhet me semaforë

Must Read

Të hënën në ora 19:00 në qytetin e Lipjanit, për herë të parë vihen në funksion semaforët

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Lipjanit janë vendosur për herë të parë semaforët. Për të parë implementimin e këtij projekti ka dal vetë Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Për kë14249280_1775861029356245_1660632097_ntë edhe Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti ka thënë se është projekt që do të mundësoi një qarkullim më të mirë të automjeteve në këtë pjesë.

“Ky projekt do ta lehtësojë shumë qarkullimin në këtë pjesë të qytetit ku komunikacioni do të rregullohet nëpërmjet të semaforëve sepse pikërisht në këtë vend në vazhdimësi ka pas aksidente” ka thënë Kryetari Ahmeti, duke theksuar se vendosja e semaforëve në Lipjan është pjesë projektit rregullimi i hapësirave të përbashkëta publike i cili është duke i implementuar në ndërtimin e trotuareve, në ndriçimin publik, në mbjelljen e drunjve dekorativ dhe i cili po realizohet falë bashkëpunimit dhe financimit nga DEMOS.

 

Kryetari Ahmeti, po ashtu, ka thënë se do të vazhdojmë edhe me vendosjen e bus-stacioneve në qytet dhe projekte të tjera infrastrukturore që qyteti ynë të duket sa më mirë dhe më i përafërt me qytetet e tjera të Evropës.

Nga ana tjetër, qytetarët lipjanas e kanë mirëpritur realizimin e këtij projekti sidomos vendosjen e semaforëve duke e konsideruar si projekt tejet të rëndësishëm dhe të domosdoshëm për qytetin e Lipjanit, në të njëjtën kohë ata kanë falënderuar Kryetarin Ahmeti për angazhimin e tij të palodhshëm në krijimin e kushteve dhe sigurimin e një jete dhe mirëqenie më të mirë për qytetarin e Lipjanit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img