25,04,2024

Edhe këtë vit do të subvencionen bujqit ferizajas

Must Read

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e parë e Kuvendit të Komunës, e kryesuar nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyqi.

Në këtë mbledhje drejtorja e Administratës së Përgjithshme Aurora Ramadani, ka bërë propozim-vendimin për daljen në diskutim publik të Draft Rregullores së Transparencës, pasi që kjo rregullore është dashur të ndryshohet për shkak të asaj se është bërë shfuqizimi i Udhëzimit Administrativ të Transparencës nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal.

“Kjo rregullore ka kaluar në vitin e kaluar përmes këtij Kuvendi, por me shfuqizimin e udhëzimit administrativ për transparencë nga MAPL-ja ne duhet ta harmonizojmë me këtë udhëzim administrativ, prandaj me këto ndryshime kemi sjell tek ju që të votohet dhe të kalohet pastaj si draft. Neni 2, neni 4, neni 5 neni 6.8 dhe 6.9, neni 7, neni 9, neni 18.2 dhe 18.5  dhe neni 26 ka ndryshuar në tërësi në këtë rregullore, prandaj ju ftoj ta votoni”, tha Ramadani, përderisa kuvendarët dhanë dritën jeshile për të dal në diskutim publik kjo rregullore.

Nga ana tjetër drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Burim Bajrami, ka bërë propozim-vendimin për ndarjen e subvencioneve në lëmine e bujqësisë për këtë vit. Ai ka thënë se kjo po bëhet konform Rregullores për ndarjen e subvencioneve neni 2 dhe 2.1 . Tutje tha janë 365 mijë euro që janë planifikuar të ndahen për këtë lëmi.

Për ndarjen e këtyre subvencioneve pati edhe diskutime të shumta nga ana e anëtarëve të kuvendit, por në fund që të gjithë votuan pro këtij vendimi.

E nga ana tjetër edhe drejtori i pronës Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të disa ngastrave kadastrale në Prelez të Jerlive, Pleshinë dhe në Komogllave. Ai po ashtu ka bërë propozim-vendimin edhe për dhënien në shfrytëzim të ngastrës kadastrale 3273-0 në zonën kadastrale në Ferizaj.

Edhe këto vendime morën dritën jeshile nga anëtarët  e Kuvendit të Komunës.

Në këtë mbledhje anëtarët e Kuvendit të Komunës, kanë aprovuar edhe orarin e mbledhjeve të KK-së për vitin 2021 si dhe kanë përkrahur propozim-vendimi për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit nga radhët e komuniteteve, ku ne vend të Zorica Kostiq do të jetë Zoran Maksimoviq.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img