26,04,2024

Edhe kështu parkohet, ska rëndësi a e bllokon rrugën apo se është e ndaluar me shenja

Must Read

Ditëve të fundit  në rrugët e Ferizaj kishte një komunikacion  të shtuar dhe gati në  të gjitha rrugët kishte kolona. Kjo edhe nuk ishte ndonjë risi pasi për festat e fundvitit shumë mërgimtarë ishin kthyer  për pushime.

Por një dukuri tjetër po revolton qytetarët. Parkimi i veturave vend e pavend. Nuk ka rëndësi a është e lejuar apo jo ,mjafton ta parkosh dikund veturën ani pse kjo edhe mund të paraqes  rrezik për të tjerët apo të bllokoj komunikacionin.

Një rast i tillë i parkimit të veturës,dërguar nga një qytetarë në rrugën “Kemajl Hetemi” tregon për një pakujdesi të vozitësit i cili  ka parkuar veturën e ku ka bllokuar gati gjysmën e rrugës. Por si duket nuk është vetëm ai që ka parkuar gabimisht pas prapa tij shihet edhe vetura tjetër është parkuar po në këtë rrugë ku shihet se në bazë të shenjave ndalohet ndalja dhe parkimi.

Probleme të njëjta janë lajmëruar edhe nga banorët e banesave kolektive  ku shumë herë nga vozitës të pandërgjegjshëm u janë bllkuar edhe daljet nga parkingjet nëntoksore.

Ndoshta edhe këta i kanë parkuar “vetëm për 2 minuta” pasi policia po toleron këto raste  pa i ndëshkuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img