27,04,2024

E vërteta në Aleppo sipas një gazetareje të pavarur (Video)

Must Read

Ajo akuzon korporatat mediale ndërkombëtare se nuk po raportojnë realisht për ngjarjet në terren, por po punojnë me agjendën për të ndërruar regjimin sundues në Siri.

“Si mundet që gazeta New York Times të vazhdojë të thotë se konflikti është luftë civile, ndërkohë që nga terreni informatat janë krejt ndryshe”, thotë ajo.

Sipas saj, edhe organizatat humanitare nuk po e bëjnë si duhet punën e tyre, pasi tashmë ato janë tërhequr nga pjesa lindore e Aleppos, aty ku po zhvillohen luftimet dhe bombardimet e përgjakshme.

“Le të flasim për Helmetat e Bardha. Kjo organizatë e kompromentuar u formua më 2013 nga një oficer britanik dhe kishte një buxhet fillestar prej 100 milionë dollarësh, të akorduar nga Shtetet e Bashkara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian”, thotë Bartlett. “Helmetat e Bardha kanë si mision shpëtimin e civilëve në Aleppon lindor si dhe në Idlib, por askush nuk ka dëgjura për ta”. “Edhe në raportet e tyre, emrat e civilëve të shpëtuar janë përsëritur më shumë së një herë nga muaji në muaj”.

Ajo gjithashtu pretendon se ky grup, që proklamohet në media si organizata që punon më së shumti për shpëtimin e civilëve, nuk po arrin ta ruajë neutralitetin pasi anëtarët e saj po shihen duke mbajtuar armë dhe duke qëndruar mbi trupat e vrarë të ushtarëve sirianë.

“95 përqind e banorëve tashmë janë evakuuar nga ajo zonë dhe secili prej tyre tregon një version ndryshe të ngjarjeve nga terreni”, përfundon Bartlett.

Eva Bartlett është aktiviste dhe gazetare e pavarur. Ajo ka raportuar nga Gaza për tri vite me radhë dhe ka vizituar Sirinë tri herë që prej vitit 2014. /gazetametro.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img